HADITHI:
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse jeni tre (persona) le të mos flasin dy mes vete pa tjetrin, deri sa të përziheni me njerëz, për arsye se kjo gjë e brengos atë.” [1]
KOMENTI:
Ky hadith fletë për etikën gjatë ndejave dhe tubimeve që nëse jamë tre persona është e ndaluar që dy prej tyre të busedojnë (përshlërisin); pra të flasin heshturasi, sepse kjo sjell dyshime tek personi i tretë, i cili mund të mendojë se flasin për të, njashtu nëse ata flasin pa e inkuadruar atë në bisedë kjo gjë e bën atë të ndjehet i nënçmuar prej tyre, e i parëndësishëm për ta, dhe se ata dy fshehin gjëra prej tij, e gëzohen kur bisedojnë vetëm mes vete pa të tretin ngase nuk i besojnë, këto gjëra gjenden tek ai, për këtë i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të tha: “për arsye se kjo gjë e brengos atë.” E mërzit, shkakton në shportin e tij mërzi e thotë: Këta dy ose flasin diç për mua, ose janë duke më nënçmuar. E në mesin e tyre ndjehet i mërzitur.
Pra prej rregullave të një mexhlisi është që biseda të jetë e hapur, të mos jetë vetëm mes dy personave duke përjashtuar atë tjetrin, përveç nëse numri i tyre është i madh në një mexhlis, ku janë më shumë se tre persona, në këtë rast nuk prish punë nëse flasin mes vete dy persona sepse nuk ekziston rreziku në këtë rast, sepse ka shumë të tjerë, e nuk ju mbetet gjë në zemrat e tyre.
Kështu që ky hadith flet për: rregullat e ndejës, ndalimin e të folurit heshturasi ku janë tre persona, dhe nëse janë më shumë se tre nuk prish punë, mbështetur në fjalën e tij : “deri sa të përzihen me njerëz”, pra, atëherë kur shohim se nuk ekziston rreziku, ska gjë të keqe.
1
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I PESËDHJETË E NËNTË
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
1. E shënon Buhariu me numër (6290) dhe Muslimi me numër (2184).