5.8 C
Skopje
E martë, 29 Prill, 2025

Pse presim derisa të na caktohet dita e vdekjes… që të fillojmë të jetojmë?

Imagjino me mua…

Të thuhet:

“Të ka mbetur vetëm edhe një javë… dhe do të vdesësh.”

Paparitmas… bien të gjitha maskat.

Të gjitha arsyetimet e tua avullojnë.

Gjithçka që e shihje si të rëndësishme, bëhet e pavlerë.

Nxiton të shuash haramin…

Vrapon te nëna jote për të kërkuar falje…

Pastron lotët që ishin tharë në fytyrat e të dashurve të tu…

Hap Kur’anin që e kishe lënë pas dore për vite të tëra…

Rregullon varrin tënd më shumë se sa e kishe rregulluar shtëpinë tënde…

Pastaj e lut Allahun si të ishte para syve të tu…

Dhe qan… dhe qan… sikur të ishe i huaj për vetveten gjatë gjithë këtyre viteve.

O Zot…

Pse presim të na thuhet: “Do të vdesësh” që të fillojmë të jetojmë siç duhet?!

Sepse ne gënjejmë vetveten…

E bindim atë se vdekja nuk do të vijë tani.

Dhe mendojmë se do na njoftojë para se të vijë.

Dhe besojmë se nëse e ka marrë dikë tjetër sot… neve do të na japë afat.

Ky është mashtrimi më i madh… dhe iluzioni më i rrezikshëm.

Sepse vdekja nuk kërkon leje,

Nuk troket në derë,

As nuk pyet: “A je gati?”

Ajo thjesht hyn… dhe hesht çdo zë brenda teje.

Dhe të zhvendos nga kjo botë… në llogari e gjykim.

Dhe ti, ose do të jesh i kënaqur me atë që ke jetuar… ose i penduar për çdo vonesë.

Pyete veten tani… jo nesër:

-Sa mëkate ke lënë të hapura duke pritur një kohë më të përshtatshme?

-Sa namaze ke falur vetëm me trupin, pa zemrën?

-Sa njerëz i ke lënduar… dhe ke thënë: “Do t’u kërkoj falje më vonë”?

-Sa ëndrra për Allahun i ke humbur sepse ishe i zënë me “çdo gjë tjetër përveç Ahiretit”?

A nuk ka ardhur koha… të pendohesh?

Të falësh si kurrë më parë?

Të duash Allahun me një dashuri që të bën të qash?

Të mbyllësh atë derë nga e cila hyn shejtani çdo ditë?

Të thuash për herë të parë:

“O Zot… tani… filloj jetën.”

Sepse e vërteta tronditëse është: Nuk do të të thuhet se kur do të vdesësh.

Por ti e di me siguri se do të vdesësh.

Dhe mund të jetë kjo nata e fundit e jetës sate, dhe ti as që e di.

Prandaj, nga marrëzia më e madhe është të vonosh takimin me Allahun…

Për shkak të një iluzioni të quajtur: “Do ta bëj nesër.”

Dhe ndoshta nesër nuk do të vijë kurrë.

Fillo sot. Tani. Që në këtë çast.

Pendohu. Kthehu. Fali. Kërko falje. Mbylle derën. Përkulu. Qaj.

Bëj gjithçka që e di se është e vërtetë.

Mos prit që të vijë thirrja e vdekjes…

Por ji ti ai që thërret jetën.

Të thërrasësh nga thellësia e zemrës:

“O Zot… nuk do të pres të më marrësh, por erdha vetë te Ti me gjithë zemrën time… i bindur, para se të detyrohem.”

Hoxhë Agim Bekiri

26/04/2025

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...

Dy llojet e amanetit

Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për...

Mëshira e Allahut

Një ditë imam Neveviu Allahu e mëshiroftë po ligjëronte...

Manifestimet e jetës së këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Kur zemrat njihen pa fjalë…

Ka gjëra që nuk i thotë gjuha, por i...

VAKËFI QË NUK VDES DHE QË NUK NDËRPRITET

Do të vdesim, po, do të vdesim, dhe veprat...

Durimi dhe Lutja (duaja)

Durimi dhe Lutja (duaja) – Mësim nga Një Fëmijë...

Liria e të shprehurit, dëshirë kundër vetes

Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike....

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...