Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: “i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha Ubej ibën Kabit: Allahu më ka urdhëruar të të lexoj ty: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre…” Bejineh, 1.
Ubeji i tha: A më përmendi me emër?! I tha: Po! Dhe Ubeji filloi të qajë.
Këtë hadith e shënon Buhariu dhe Muslimi.
Në një transmetim tjetër thuhet: i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i tha Ubejit: “Allahu (aze ve xhel) më urdhëroi që unë të të lexoj (nga Kurani). Ubeji i tha: Allahu më ka përmendur mua?! I tha: Allahu të ka përmendur ty. E filloi të qajë.
Ne gëzohemi saqë ndjehemi se po fluturojmë kur dëgjojmë se dikush na ka përmendur për të mirë, e ndoshta edhe na rrjedhin lot.
Falënderimi duhet të shqiptohet dhe duhet të pranohet, si në rast lavdërimi i një bamirësi, sikur që është shënuar nga fjalët e të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Kushdo që ju bën një të mirë, mundohuni t’ia ktheni, e nëse nuk gjeni sa mund të mjaftoheni lutuni për të derisa të mendoni se e keni mjaftuar.” E shënon Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu.
Çfarë do ndjeje nëse ty të lavdëron një dijetar, ministër apo udhëheqës?!
Ndoshta ndonjëri do fluturonte nga gëzimi, e toka për të do ishte e vogël. E ndoshta do ta përmendte gjatë gjithë jetës, apo do mbante medalje në gjoksin e tij, që ta kujton sa më shpesh.
Ndalu këtu, dhe mendo se çka është më e madhe se kjo.
A ke mënduar për lavdërimin Hyjnor?
A ke menduar që të jesh i lavdëruar tek banorët e qiellit?
Ubej ibën Kabi qau kur kuptoi se Allahu e përmendi tek banorët e qiellit, vallë, a të ka shkuar ndërmend kjo përmendje?!
Medito rreth këtij hadithi: e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ameshi e ky nga Ebu Salih e ky nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ka thënë: “i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë: Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe Unë jam me të kur ai më përmend, nëse më permend në veten e tij, Unë e përmendi në Veten Time, nëse ai më përmend në një grup, unë e përmendi në një grup edhe më të mirë se ata, nëse ai më afrohet Mua një pëllëmbë Unë i afrohem një kut, nëse më aftohet një kut Unë i afrohem një krah, e nëse më vje duke ecur Unë i afrohem me vrap.”
A nuk të gëzon fakti të jesh i përmendur nga Mbreti i mbretërve? Të të përmend Ai në dorën e të Cilit është dobia dhe dëmi? Të të përmend Ai i Cili posedon çdo send?
Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush. Nuk ka zot tjetër pos Tij, i Lartësuar dhe pa të meta është Ai, s’ka përmendje më të madhe, s’ka lavdërim më të këndshëm.
Fjala e Allahut: “Më përmendni Mua Unë ju përmendni juve.”
Dallim i hatashëm është mes përmendjes së njerëzve dhe përmendjes së Allahut, njerëzit do të përmendin për atë që ata dijnë nga dukja jote, e Allahu do të përmend nga dija e Tij për realitetin tënd.
Njerëzit nuk posedojnë asgjë: “të cilët nuk janë në gjendje të shmangin as dëmin prej vetes, as t’i sjellin dobi (vetes), as nuk janë në gjendje që të bien vdekjen as jetën, as që të ringjallin.” Sureja Furkan, 3.
Allahut i takon dobia dhe dëmi, Ai sjell jetën dhe vdekjen, di të fshehtën e të dukshmen.
Autor: Abdurrahman ibën Abdullah Suhejmi
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam