20.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar, të kapluar nga meraku dhe ankthi i jetës. E vështroi me butësi dhe e pyeti: “A më lejon të të bëj tre pyetje?” Njeriu pohoi.

Ibrahimi tha:“A ndodh diçka në këtë botë pa dëshirën e Allahut?”Ai tha: “Jo.”

“A të mungon ty diçka nga risku që Allahu ta ka caktuar?”Ai tha: “Jo.”

“A vonohet vdekja jote nga koha që Allahu e ka përcaktuar?”Ai tha: “Jo.”

Atëherë Ibrahimi tha: “E atëherë, pse shqetësohesh?”

Kjo thënie është një kujtesë e fuqishme se zemra e qetë dhe mendja e lirë janë frutet e besimit të thellë. Nëse e beson se gjithçka ndodh me caktimin dhe dijen e Allahut, se risku yt është i ndarë dhe se fundi yt është i përcaktuar, atëherë çdo shqetësim bëhet i kotë, dhe çdo merak shuhet në dritën e dorëzimit tek Zoti.

Pse të trazohesh për nesër kur Zoti yt tashmë e ka planifikuar atë?

Pse të frikësohesh nga mungesa, kur Furnizuesi është i Gjalli dhe nuk harron?

Pse të ankohesh për vonesat, kur gjithçka ndodh në kohën më të përsosur?

Në këtë thënie fshihet qetësia që kërkojmë të gjithë. Është një thirrje për të besuar, për t’u dorëzuar dhe për të jetuar me zemër të mbështetur në Krijuesin. Sepse ai që i beson Allahut sinqerisht, e di se çdo gjë që e ka prekur, nuk mund ta kishte shmangur, dhe çdo gjë që nuk e ka prekur, nuk mund ta kishte arritur.

Prandaj: lëre ankthin, gjej prehje në kaderin e Zotit, dhe ec përpara me zemër të bindur se Allahu nuk të harron kurrë.

Hoxhë Agim Bekiri 24/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...