Pse kur burri ia hap gruas së tij derën e makinës, shikohet si të jetë i dobët?!
Pse kur burri e merr një karrige dhe ia afron gruas të ulet në të, shikohet si të jetë i dobët?!
Pse disave u vjen turp t’i bëjnë këto vepra dhe nuk dëshirojnë që tjerët t’i shohin duke i vepruar?! Sikurse kjo të llogaritet mangësi e burrërisë së tyre!!
Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ishte i Dërguar i Allahut dhe krijesa më e mirë e Allahut në tokë, e përkulte gjurin e tij derisa Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, të hip mbi deve dhe gjuri i tij t’i bëhet asaj si shkallë …
Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur e thërriste Aishen, e përkëdhelte në thirrjen e tij duke i thënë Aish.
Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e priste Aishen të pinë ujë, e pastaj ta merr enën e saj dhe ta hulumton vendin e buzëve të saj në enë dhe të pinë nga ai vend.
Omeri ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thoshte: “Më pëlqen kur një burrë në shtëpi sillet më anëtarët e familjes si fëmi, mirëpo kur kërkohet nga ai burrëria, e paraqet atë”.
Një numër i konsiderueshëm i burrave i ngatërrojnë çështjet e udhëheqjes dhe butësisë me gruan dhe dashurisë dhe mëshirës ndaj saj.
A e llogarisin ata veten më të mirë se Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com