Dikush nuk e ka problem që të ngritet dhe të falë sabahun, edhe nëse koha e namazit lëvizë, sepse për atë rëndësi nuk ka koha, por Krijuesi i kohës.
Është urdhër nga Allahu i Lartësuar dhe duhet të nënshtrohemi para çdo urdhëri të Tij. Nënshtrimi ndaj njerëzve është ulje e nënçmim, ndërsa nënshtrimi ndaj Allahut është lartësim. Shpesh ndodhë që njerëzit të arsyetohen për mosfaljen e pesë kohëve të namazit, e sidomos të atij të sabahut, si: shumë herët po falet, dimrit me arsyen se është ftohtë, e arsye nga më të ndryshmet. Thua se karakteristikat e stinëve e lirojnë nga namazi!
Ndërsa, po t’i kthehemi çështjeve të kësaj bote, si udhëtimi me aeroplan i ndonjë anëtari të familjes, gjithë familja mobilizohen ta zgjojnë edhe para kohe, vetëm e vetëm t’i arrijë me kohë në punë drejtorit apo udhëheqësit ku punon. Ku po mbetet serioziteti jot dhe arsyet e tua për mosfaljen e namazit?!
Mos ta kthejmë shikimin e Allahut në gjënë më të pavlerë në jetën tonë. Jo se Allahu ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për Atë.
Si nuk na humbë asnjë sekuencë e lojës së futbollit, asnjë episod i serialit që zgjatë me vite, asnjë minutë i ndonjë spektakli, por lejojmë të na humbë një adhurim që ska alternativë!!!
Le të mos harrojmë se vetëm dy rekate sunet të namazit të sabahut janë më me vlerë se gjithë bota, e mos të flasim për faljen e farzit.
O mysliman, vetëdijesohu një herë e përgjithmonë dhe mos shko pas mashtrimeve të dexhallëve të kësaj bote.
Mblidh forcën dhe pendohu, fale sabahun dhe jepja besën Allahun të bëhesh një mysliman i denjë.
Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë dhe të myslimanëve në përgjithësi.
Para mbylljes,
LLOGARITE VETEN PARA SE TË LLOGARITESH!
Hoxhe : Valdet Kamberi
Burimi: albislam.com