7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

QËLLIMET DHE DOBITË E BESIMIT ISLAM!

Qëllimet dhe dobitë e besimit islam, suksesi dhe dobitë të cilat fitohen përmes përkushtimit dhe kryerjes së tyre ashtu siç kërkon besimi islam.
Prej tyre po përmendim në vijim:
1. Arritja e posedimit të sinqeritetit dhe adhurimit të denjë ndaj Allahut,- xhele veala! të vetëm. Sepse Allahu është Krijuesi i vetëm dhe se Allahu ska asnjë rival, e si rrjedhojë e saj duhet që detyrimisht nijeti dhe adhurimi i bërë nga krijesat ti bëhet vetëm Allahut dhe askujt tjetër.

2. Përmes realizimit të besimit islam, arrihet liria e trurit dhe mendjes si dhe ruajtja e tyre nga çoroditja e humnera e devijimit. Por nëse zemra e ka lënë anash dhe është boshe në besimin islam, atëherë ajo zemër është e boshatisur nga besimi islam, si rrjedhojë e saj ajo është zhytur në lloj lloj besimesh të humbura dhe të çuditshme e devijuara.

3. Qetësia shpirtërore dhe fizike . Ai i cili realizon besimin e pastër islam nuk do të ketë probleme në vetveten e tij dhe as devijim e çoroditje në mendjen e tij, sepse ky besim i realizuar nga besimtari e lidh direkt me Allahun,- xhele veala!, dhe përmes kësaj rezulton se besimtari është që ka Allahun për Zot, urdhërues dhe Ligjvënës.
Pra, në këtë mënyrë besimtarit i qetësohet zemra dhe i hapet zemra për pranimin dhe kuptimin e thuktë të islamit si dhe pas kësaj ai kurrë nuk do ta ndërroj fenë islame me asnjë fe tjetër.

4. Ruajtja e nijetit dhe veprave nga devijimi në adhurimin e Allahut ose në raportet me njerëzit, si dhe besimi e pasimi i Pejgamberëve, ndjekja e rrugës së tyre, rrugë e cila është e pastër në qëllime(nijete) dhe në punët(veprimet).

5. Përmes besimit muslimani i shtohet besimi dhe serioziteti për të punuar sa më shumë vepra të mira e duke shpresuar në kënaqsinë dhe shpërblimin nga Allahu,- xhele veala!. Njashtu këtu ia bashkangjitë edhe largimin e menjëhershëm nga vendet ku kryhen mëkatet sepse në ato mëkate hidhërohet Allahu dhe muslimani frikësohet nga denimi i Allahut.

Allahu,- xhele veala thotë!,-

وَلِكُلٍّ دَرَ‌جَاتٌ مِّمَّا عَمِلُوا ۚ وَمَا رَ‌بُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ ﴿١٣٢﴾
“Çdokujt i përket pozita për atë që ka punuar, se Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për veprat e tyre”. 1
Ndërsa Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë-
“ Besimtari i forte është më i mire dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët , por tek të dytë ka hajr(mirësi). Kushtoj rëndësi dhe vëmendje asaj që të bën dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u bënë aspak parazit. Nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi mos thuaj sikur mos të e kisha vepruar kështu, do të ndodhte kështu, e nëse do të veproja kështu do të kish ndpdhur kështu, por thuaj – “ E ka caktuar Allahu dhe Ai bën çka dëshiron”, sepse fjala “ nëse” i çelë dhe hapë rrugë shejtanit të mallkuar”.2

Përmes besimit ne përgadisim një umet të fortë, umet i cili shpenzon çdo gjë, qoftë e lirë ose e shtrejtë, kur vie fjala ruajtja dhe forcimi i fesë së tij, dhe ai nuk frikësohet nga asgjë që ka mundësi të ndodhë në ngritjen dhe forcimin e kësaj feje të shtrejtë islame.

Për këtë Allahu,- xhele veala!,- thotë-
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّـهِ وَرَ‌سُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْ‌تَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّـهِ ۚ أُولَـٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ ﴿١٥﴾
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë”. 3

Përmes besimit të tij muslimani arrinë lumturinë e dyanshme, në dunja dhe ahiret. Përmes besimit përmisohet gjendja e njerëzve dhe rregullohet shoqëria në përgjithësi, gjithmonë këtë duke ia bashkangjitur shpërblimin dhe nderimin e Allahut,- xhele veala!.

Për këtë Allahu,- xhele veala!,- thotë –
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ‌ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَ‌هُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ﴿٩٧﴾
“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar”. 4

Dhe në fund !

Këto ishin disa nga qëllimet dhe dobitë madhore të besimit të pastër islam.

Lusim Allahun e Madhëruar që të na realizojë dhe dhurojë këtë besim neve dhe gjithë muslimanëve kudo qofshin ata.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Hutbe e mbajtur në fshatin Zhunicë

Ligjerues- Suad Shabani

Burimi: albislam.com

____________

1- Kuran- Enam – 132.

2. Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

3. Kuran- Huxhurat- 15.

4. Kuran- Nahl- 97.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...