RAMAZANI, KY MUAJ I BEKUAR ( 1 )

RAMAZANI, KY MUAJ I BEKUAR ( 1 )

0 2871

Falënderimet i takojnë Zotit të gjitha botërave, salavatet dhe selamet qofshin pēr tē dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe shokët e tij në përgjithsi.

Këtu do të paraqesim disa gjëra rreth agjerimit të ramazanit, dispozitave të tij, veçorive dhe vlerave të tij.

Dispozita e agjërimit të Ramazanit

Obligohet agjerimi i muajit të ramazanit për çdo musliman dhe muslimane, që i ka plotësuar kushtet e parapara nga sheriati islam.

Allahu i madhëruar, ka thënë: “O ju të cilët keni besuar, iu ështē bërë obligim juve agjërimi, ashtu siç ishte obligim edhe pēr ata që ishin para jush, në mënyrē (me shpresë ) që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare; 183).

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ështē ndërtuar (ngritur) Islami mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjerimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” (Mutefekun alejhi).

Transmeton Omeri, radijAllahu se kur Xhibrili alejhi selam e pyeti të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për Islamin? I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Islam është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, ta falish namazin, ta dhurosh zeqatin, ta agjërosh ramazanin, dhe ta vizitosh Qaben (ta kryesh haxhin) nëse të mundësohet shkuarja në tē.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me iman dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Veçoritë e muajit të bekuar të Ramazanit

Allahu e veçoi këtë ramazan me shumë gjëra, ndër to;
1. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit
2. Mbyllen dyert e Xhehenemit.
3. Prangosen shejtanët dhe xhinët keqbërës.
4. Çdo ditë Allahu e zbukuron xhenetin e Tij për agjëruesit në këtë muaj.
5. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut.
6. Melaiket kërkojnë falje tek Allahu për agjëruesit derisa të çelet iftari.
7. U falen mëkatet agjëruesve në natën e fundit të ramazanit.
8. Për agjëruesin ka dy gëzime; Në çastet kur e çel iftarin dhe kur të takon Allahun, xhele ve ala.
9. Allahu liron çdo natë të ramazanit robër të Tij nga zjarri i xhehenemit.
10. Në këtë muaj është një natë e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj (nata e kadrit) kush privohet nga mirësitë e kësaj nate, ai veçse llogaritet i privuar prej shumë mirësive.
11. Kryerja e umres në Ramazan e ka shpërblimin e kryerjes së haxhit së bashku me pejgamberin, sal-Allahu alejhi ue selem.
12. Lëmosha me e mirë është lëmosha e cila jipet në Ramazan, duke u bazuar në fjalën profetike; “Lëmosha me mirë është ajo e cila jipet në Ramazan.” (Tirmidhiu).
13. Allahu në këtë muaj e zbriti Kur’anin.”Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani.” (El Bekare; 185).
14. Xhibrili ia mësonte dhe përsëriste Kur’anin çdo natë të Ramazanit pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem.
15. Selefi iu përkushtonin leximit të Kur’anit në ramazan me shumë se ditëve dhe muajve të tjerë.

Shkroi; Kryesia e dy haremeve (Xhamisë së pejgamberit, alejhi selam, në Medine dhe e Qabes në Meke)

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573