… Me të vërtetë tash jam duke menduar; çka kam ofruar për ahiretin tim në këto vite të gjata? Me çka u bëra dobi njerëzve?
Deri tash, prej asaj që kam shkruar, janë botuar më shumë se 14 000 faqe, e ajo që nuk është botuar është edhe më shumë.
Kam dhënë mësim në shkolla që nga viti 1945, pra 60 vite janë bërë. Kam filluar mësimdhënien para se të përfundoj mësimet e mija. Kam dhënë mësim në të gjitha nivelet e ulta, pastaj edhe në ato të mesme, e poashtu në Univerzitete dhe në degat e ndryshme të drejtimeve postdiplomike, në Sham, në Irak, në Liban, në (Arabi Saudite) Rijad dhe në Meke. I kam dhënë mësim djemve dhe vajzave, pleqëve dhe plakave. Kam mbajtur ligjërata në seminare, derse nëpër xhami dhe fjalime nëpër sheshe dhe nëpër rrugë. Vetëm Allahu e din numrin e tyre.
Kam qenë pjesëmarrës në vendimin e rregullave dhe metodologjive të medreseve.
E çka më mbeti mua nga e gjithë kjo tash?
Nëqoftëse vepra ime ka qenë vetëm për dynja, atëherë nuk paska mbet gjë: Pasurinë të cilën ma ofruan është shpenzuar dhe harxhuar. Mirënjohja të cilën shpresova nga njerëzit u harrua dhe shkoi, e kështu qenka puna për dynja.
E nëse ka qenë diçka prej asaj vepre vetëm për Allahun, në të cilën kam rregulluar nijetin, me zemër të pastërt me të cilën është synuar Allahu dhe ahireti, vetëm kjo do mbetet tek Allahu dhe do të mbetet shpërblimi deri në ahiret…”
Nga libri: “Kujtimet e Ali Tantavit”, vëllimi 5, fq 191.
Dijetari Ali Tantavi, rahimehullah, një edukues dhe fekih i shquar nga Sirija. Jetoi plotësisht 90 vite, 1909-1999. Allahu e shpërbleftë me xhenet për kontributin e tij të madh në fushën e davetit dhe ia faltë gabimet! Amin!
Nga arabishtja: Ardian Elezi
Burimi: albislam.com