RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 3/4

RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 3/4

0 1169
  1. Nuk pranohen veprat e mira përveçse me devotshmëri

            E, kjo është një prej gjërave që na e bënë të mundur të kuptojmë se, prej çështjeve kryesore që shpijnë në pranimin e veprave tona tek Allahu, -xhele sha’nuhu!-, është devotshmëria.

            E prej argumenteve që na e bëjnë të qartë këtë çështje, janë:

  1. Rasti të cilin na e ka përmendur Allahu, -subhanehu ue te’ala!-, në Librin e Tij Famëlartë, që ka të bëjë me pranimin e sakrificës së ofruar nga Habili, i biri Ademit, në ngjarjen e njohur rreth Habilit dhe Kabilit.

Allahu, -xhele sha’nuhu!-, në Kuran, thotë:

إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّـهُ مِنَ الْمُتَّقِي

Perëndia pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh”.[1]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Allahu e ka kufizuar dhe e ka bërë të veçantë pranimin e veprave, që do të thotë:  Allahu e pranon sakrificën vetëm prej të devotshmëve, e jo edhe prej të tjerëve!”[2]

Dhe e ka bërë të qartë këtë, edhe imam Bejdaviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, ku thotë: “Allahu, -azze ue xhele!-,  në këtë ajet ka dhënë sinjal të qartë  se, pranimi i veprës nuk pranohet prej askujt tjetër, përveçse prej besimtarit besnik  dhe të devotshëm”.[3]

Në lidhje me këtë,  Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë;  ‘’Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”.[4]

Muhamed Ibën Jusuf El-Asbahani, -Allahu e mëshiroftë!-, një ditë i kishte shkruar një vëllai të tij, duke i thënë: “Të këshilloj me frikërespekt ndaj Allahut; Lus Allahun që të na bëjë të devotshëm! O vëllai im! Shkurtoji shpresat tua për këtë dynja, e puno shumë për ahiret, ngase para nesh kemi shumë vështirësi , të cilave iu frikësoheshin pejgamberët e Allahut”.[5]

  1. Fjala e Allahut;

  لَن يَنَالَ اللَّـهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ التَّقْوَىٰ مِنكُمْ

Te Perëndia nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju.”[6]

Imam Kurtubiu, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij thotë: “Kuptimi i ajetit është se këto: mishi e gjaku, nuk arrijnë tek Allahu. Ndërsa Ibën Abasi, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, thotë: “Nuk ngriten (mishi e gjaku) tek Allahu”.

Ndërsa, Ibën Isa, -Allahu e mëshiroftë!-,në lidhje me këtë ajet thotë: “Nuk pranohet as gjaku e as mishi, mirëpo tek Allahu ngritet dhe arrin vepra, e cila është bërë me devotshmëri, që do të thotë se ai, i cili bën vepra vetëm për hir të Allahut, ato vepra, ngriten, pranohen dhe shpërblehen nga ana e Allahut, -xhele sha’nuhu-!”.[7]

  1. Devotshmëria është kulminacioni  i ibadetit

Me të vërtetë devotshmëria është kulminacioni i ibadetit. Po të ishte vetëm kjo dhe asgjë tjetër , neve do të na mjaftonte të dimë pozitën dhe vlerën e madhe që ka devotshmëria tek Allahu, -xhele sha’nuhu!-.

Në vijim do të paraqesim para jush, disa argumente në lidhje me atë që u cekë më lartë:

  1. Allahu, -xhele sha’nuhu!-,thotë:

 يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَ‌بَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O njerëz! Adhuroni Perëndinë, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi”.[8]

Tahir Ibën Ashuri, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Që do të thotë se, adhuroni Zotin tuaj me devotshmëri, duke synuar përmes këtij adhurimi arritjen e plotë të devotshmërisë, për shkak se devotshmëria është grada më e lartë i ibadetit, me që duke kryer obligimin ndaj Allahut, robi kështu më afër Allahut, e bëhet prej të zgjedhurve dhe evlijave të Allahut, -xhele sha’nuhu!-.[9]

  1. Allahu, -xhele ue ‘ala!-, vazhdon dhe thotë:

وَأَقِمِ الصَّلَاةَ  إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ‌

“…Dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga imoraliteti dhe nga çdo vepër e shëmtuar’’.[10]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefisirin e tij, thotë: “Kurvëria është njëra ndër  veprat më të shëmtuara, e punët e irrituara në islam nuk lejohen, kurse në të njëjtën kohë muslimani e ka për obligim të largohet dhe të ruhet nga punët e liga. Si element kryesor i cili ia mundëson muslimanit ruajtjen dhe largimin nga punët e ndyta është falja e pesë kohëve të namazit”.[11]

            Ibën Abasi, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, thotë; “Namazi është mburojë e muslimanit nga ndalesat dhe gjynahet në përgjithësi”.[12]

Gjithashtu Ibën Abasi thotë: “Atë të cilin namazi i tij nuk e largon nga zinaja dhe gjërat e tjera të shëmtuara (haramet), ai me namazin e tij vetëm se largohet nga mëshira e Allahut”.[13]

            Ibën Mes’udi, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, thotë: “Cilido që e falë namazin, e ky namaz nuk ndikon që të urdhërojë në të mirë, e të ndalojë nga e keqja, ai me këtë ibadet nuk afrohet tek Allahu, mirëpo përkundrazi, veçse largohet nga  i  Madhërishmi dhe Mëshirëploti”.[14]

  1. Allahu, -xhele ue ‘ala!-,vazhdon dhe thotë;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, që të të bëheni të devotshëm”.[15]

            Fahrudin Err-Rrazi, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Kuptimi i ajetit, është se ua bëra obligim agjërimin që të pajiseni me devotshmëri dhe të bëheni prej të devotshmive, pra prej atyre që i kam përmendur, veçuar dhe përgëzuar me xhenet në Librin Tim (Kur’anin)”.[16]

            Tahir Ibën Ashuri, -Allahu e mëshiroftë!-, në lidhje me pjesën e ajetit: “Që të bëheni të devotshëm”.[17], thotë: “Këtu, Allahu, -xhele sha’nuhu!-, na e bën të qartë se, esenca e obligueshmërisë së agjerimit është devotshmëria”.[18]

            Abdurrahman Es-Sa’di, -Allahu e mëshiroftë!-, në lidhje me pjesën e ajetit: “Që të bëheni të devotshëm!”, thotë: “Allahu e ka veçuar agjërimin, ngase agjërimi është njëri prej elementeve me madhore për t’u pajisur robi i Allahut me devotshmëri, e, vallë pse kjo?! Sepse në agjërim zbatohen urdhëresat dhe realizohet shmangia nga ndalesat në mënyrën më specifike, p.sh. ndalesa nga ushqimet, koha e caktuar për ngrënie, etj.”.[19]

Vazhdon…

Dr. Dhuhur Fadël El-Ilahiji

Përkthu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an, El Maide: 27.

[2] Tefsiri i Imam Sheukani, ‘’Fet’hul Kadir”, 2/46.

[3] Shiko: Tefsiri i Bejdaviut, 1/263.

[4] Shiko: Tefsiri i Ibën Kethirit, 2/49.

[5] Shih: Hiljetul Enbija, 8/233.

[6] Kuran, Haxh: 37.

[7] Shiko: Tefsiri i Kurtubiut, 12/60, Tefsiri Ebi Su’udit, 6/107-108, Tefsiri Sheukanit, 3/651  dhe Tefsiri i Abdurrahman Sa’dit, 579.

[8] Kuran, Bekare; 21.

[9] Shiko: Tefsir “Tahrir vet-Tenvir”, 1/330.

[10] Kur’an, Ankebut: 45.

[11] Shiko: “Fet’hul Kadir”, 4/291, Tefsir Ibn Kethir, 3/456, Tefsir Abdurrahman Sa’dit, 689.

[12] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[13] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[14] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[15] Kur’an, El Bekareh: 183.

[16] Shiko; Tefsir “El Kebir”: 5/70.

[17] Kur’an, El Bekareh: 183.

[18] Shiko: Tefsir “Tahrir vet tenvir “; 2/185.

[19] Shiko; Tefsir Abdurrahman Es Sa’di; f.57.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593