27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

Rëndësia e moralit

Me ardhjen e islamit, paralel kanë ardhur vlerat e moralit të njeriut shembullor dhe ideal në shoqërinë njerëzore. Njeriu jeton duke qenë në tre raporte jetësore në jetën e kësaj bote:

• Në raportin e tij me Krijuesin,

• Në raportin e tij me veten dhe

• Në raportin e tij me tjerët.


Në këto raporte Allahu e vlerëson robin e tij sipas asaj se si ai e tregon veten.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë “ Huxhurat, 13
Poashtu ka thënë:
“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. “ Nahël, 90
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Allahu nuk shikon trupat e juaja dhe as pamjen e juaj, por i shikon zemrat e juaja dhe veprat e juaja.”
Andaj islami i ka kushtuar shumë vëmendje moralit të mirë dhe ka stimuluar besimtarët për një moral më të mirë dhe na ka sjellur informata se sjellë rezultate të dobishme në dynja dhe Ahiret.
Vlera e Moralit
Morali i mirë është nga shkaqet e hyrjes në xhenet
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë
“Unë jam garantues i një shtëpie në fillim të xhenetit për atë që e braktisë polemikën edhe nëse është në të drejtë, poashtu për një shtëpi në mes të xhenetit për atë që e braktisë gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka dhe për një shtëpi në xhenetin më të lartë për atë që e mban moralin e mirë.”
Poashtu përcjellë Ebu Hurejreja se i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem është pyetur për gjërat që më së shumti i shtinë njerëzit në xhenet. Ka thënë:
“Devocioni ndaj Allahut dhe morali i mirë.”
Dhe është pyetur poashtu për gjërat që më së shumti i shtinë njerëzit në xhehenem, ka thënë:
“Goja dhe organi gjenital.”
2 – Morali i mirë është shkak për meritën e dashurisë së Allahut ndaj robit të Tij
Këtë e vërejmë në ajetet ku Allahu i Madhëruar e ka përmendur dashurinë e Tij për moralin e mirë siç janë durimi, bamirësia, drejtësia etj.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“… dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.“ Bekare, 195
Poashtu ka thënë:
“… me të vërtetë All-llahu i do durimtarët.“ Ali Imran, 146
Poashtu ka thënë:
“… me të vërtetë All-llahu i do të drejtit.“ Maide, 42
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë
“Robërit më të dashur për Allahun janë ata që kanë moral më të mirë.”
3 – Morali i mirë është nga shkaqet e dashurisë së pejgamberit salallahu alejhi ve selem
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Nga më të dashurit për mua dhe nga më të afërmit me mua në vendulje në Ditën e Kijametit do të jetë ai që do të ketë moral më të mirë mes jush.”
4 – Morali i mirë është gjëja më e rëndë në peshore në Ditën e Kijametit
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Nu ka gjë më të rëndë në peshore se sa morali i mirë.”
5 – Morali i mirë e shton shpërblimin dhe sevapet
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Njeriu me të vërtetë me moralin e tij të mirë i arrinë gradat e atij që falet natën dhe atij që agjëron ditën.”

Poashtu Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Muslimani i drejtë e arrin gradën e agjëruesit, e atij që falet natën duke recituar ajetet e Allahut të Madhëruar për shkak të bujarisë së tij dhe moralin e mirë.”
6 – Morali i mirë është nga veprat më të mira të robërve
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“O Ebu Dher, a të tregoj për dy virtyte të cilat janë më të lehta për shpinën, por më të rënda në peshore se sa tjerat? Ka thënë: po si jo o I dërguar i Allahut. Ka thënë: përmbaju moralit të mirë, heshtjes së gjatë, se pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, nuk kanë vepruar krijesat me diç të tilla si këto.”
7 – Morali i mirë e shton moshën dhe e përmirëson jetën në shoqëri
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Morali i mirë dhe sjellja e mirë me fqinjët e përmirëson jetën në shoqëri dhe e shtojnë moshën.”
8 – Morali i mirë është shenjë për përsosjen e imanit
Përcjellë Ebu Hurejreja se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Me iman më të përsosur nga besimtarët është ai që ka moral më të mirë.”
Poashtu në hadithin e Amër ibn Abeses se ai e ka pyetur të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem: cili iman është më i mirë? Ka thënë:
“Morali më i mirë.”

Përgatiti
Ali Shabani

  1. 2022
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...