31.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

RUAJE ALLAHUN, AI DO TË RUAJ TY!

Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, më tha:

يَا غُلَامُ إِنِّي أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ احْفَظْ اللَّهَ يَحْفَظْكَ احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلْ اللَّهَ وَإِذَا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لَوْ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَنْفَعُوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَنْفَعُوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ لَكَ وَلَوْ اجْتَمَعُوا عَلَى أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَضُرُّوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَيْكَ رُفِعَتْ الْأَقْلَامُ وَجَفَّتْ الصُّحُفُ

“O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë:“Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”

E shënon Tirmidhiu; 2516 dhe thotë se është hadith hasen sahih. Hadithin e saktësoi shejh Ahmed Shakir, ehejh Albani dhe shejh Mukbil el Vadi’ij, Allahu i mëshirfotë të gjithë.

Disa dobi nga hadithi;

1. Lejohet hypja mbi kafshë dhe ecja me të, nëse kafsha e përballon një gjë të tillë.

2. Madhështia e zemërgjerësisë të dërguarit të Allahut, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem!

3. Këtu ia mësoi disa fjali madhore që më pas t’i fusë ai në praktikë.

4. Obligueshmëria e ruajtjes dhe respektimit të obligimeve që i kemi ndaj Allahut.

5. Shpërblimi vjen sipas llojit të veprës.

6. Kthimi dhe shpresa janë tek Allahu dhe mbështetja tek Ai, një gjë e tillë është obligim parësor për çdo besimtar, duhet ta dij dhe ta fus në praktikë këtë.

7. Të gjitha krijesat janë të varfura dhe të nevojshme për Allahun.

8. Besimi në kadan dhe kaderin e Allahut dhe katër shkallët e tyre, prej tyre shkrimi.

9. Pa dëshirën e Allahut nuk ndodhë asgjë, as ndihmë e as dëm.

10. Nuk lejohet të kërkosh gjëra nga dikush tjetër që nuk ka mundësi t’i kryej ato askush pos Allahut.

11. Obligueshmëria e të qenurit i kënaqur me kadan dhe kaderin e Allahut.

12. Kujdesi i veçantë për edukimin e fëmijëve.

13. Përzgjedhja e këshillave të shkurtëra për fëmijët në mënyrë që të jetë për ta më lehtë mësimi i tyre.

14. Mësimi i të mëdhenjve ndaj të vegjëlve aq sa ua kap atyre, pra me sasi të caktuar.

15. Nxitje për shfrytëzimin e kohës në maksimum, ashtu siç veproi i dërguari i Allahut në këtë rastë dhe në shumë raste të tjera.

16. Kujdesi i veçantë për mësimin e Akides, të gjitha këshillat që ia dha i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , Ibn Abasit, ishin në Akide.

17. Ndihma dhe mbështetja duhet të jetë vetëm në Allahun, e kush e bën në dikë tjetër pos Allahut , i tilli ka bërë shirk.

18. Ibn Abasi ishte i ri, përafërishtë në mes moshës 9 -10vjeçare.

19. Ia mësoi këto këshilla madhore në mënyrë që Allahu t’i dhuroj mirësi atij në të ardhmen e tij, nëse ai punon sipas tyre.

20. Ruaje Allahun; fjala është zbatoj urdhërat e tij dhe mos i vepro ndalesat e Tij.

21. Allahun të ruan ty; pra ta ruan imanin, familjen, trupin tënd, fenë, etj.

22. Kush i ruan kufijtë e Allahut, Allahu do të jetë në ndihmë ndaj tij.

23. Pra, çdokush që ka nevoj diçka, le t’i drejtohet vetëm Allahut, ngase çdo gjë është në Duart e Tij, Ai dhuron shumë.

24. Kush dëshiron ndihmë le t’i kërkon vetëm Allahut, qoftë për çështjet e dunjasë ose të ahiretit.

25. Nuk ka mundësi askush të të bëj mirë ose keq, qoftë edhe i tërë njerëzimi pa caktimin e Allahut.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolloi; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...