33.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

Sa është i saktë hadithi, ku i dërguari (alejhi selam) pyet sahabët: Çfarë dëshiron në këtë botë?

Pyetja: Dua të vërtetohem për saktësinë e këtij hadithi:

U ul i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) me shokët e tij, dhe filloi t’i pyet, duke filluar nga Ebi Bekri (radijAllahu anhu): Çfarë dëshiron në këtë botë? Ai u përgjigj: Dua tre gjëra në këtë botë; të ulem pranë teje, ty të të shikoj, dhe pasurinë që posedoj ta shpenzoj për ty.

E ti o Omer? Ai u përgjigj: Dua tre gjëra; urdhërimi në të mirë edhe nëse është në fshehtësi, ndalimin nga e keqja edhe nëse është haptas, thënien e së vertetës edhe nëse është e hidhur.

E ti o Othman? Ai u përgjigj: Dua tre gjëra; dhurimin e ushqimit, përhapjen e selamit, e namazin e natës kur njerëzit flejnë.

E ti o Ali? Ai u përgjigj: Dua tre gjëra; nderimin e mysafirit, agjërimin në stinën e verës, e luftimin e armikut me shpatë.

Pastaj e pyeti  Ebu Dherin: E ti o Ebu Dher çfarë dëshiron në këtë botë? Ai u përgjigj:, urinë, sëmundjen e vdekjen. E i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) e pyeti: Përse? Tha: E dua urinë që të më zbutet zemra, e dua sëmundjen që të më zvogëlohen mëkatet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin.

Atëherë i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) tha: Mua më është bërë e dashur nga kjo botë: parfumi, gruaja dh ekënaqësia e zemrës më është bërë në namaz.

Në atë moment zbriti Xhibrili (alejhi selam), i përshëndeti me selam dhe tha: Unë nga kjo botë e juaja dëshiroj tre gjëra: kumtimin e shpalljes, realizimin e amanetit dhe dashurinë ndaj të varfërve. Më pas u ngrit në qiell dhe zbriti për së dyti dhe tha: Allahu ju përshëndet me selam dhe ju thotë: Ai nga kjo botë e juaj dëshiron; nje gjuhë që e përmend Atë, një zemër që ka dro, dhe një njeri që ndaj sprovave është durimtar.

Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Ky hadith nuk gjendet në librat e haditheve dhe përpilimeve tjera të fjalëve të të parëve, dhe nuk kemi hasur të ketë bazë tek dijetarët e hadithit.

Dijetari Ismail el Axhluni e ka hasur në librin (Keshf el hafe ve muzil el ilbas ame ushtuhira minel hadithi ale elsineti en nes, fq. 340) ku ky hadith referohet tek libri (el Mevahib) ku supozohet të jetë libri (Mevahib ed denijeh fil minah el muhamedijeh) të autorit Kastalanij, libër ku hadithet e shpikura dhe hadithet e pabaza janë në numër të madh.

Axhluni më tutje thotë: Shibramulsi në shpjegimin e tij të librit (Mevahib) transmeton thënien e ibn Imadit nga libri (Dheriah) ku thotë: Shejh Ebu Muhamed Nisaburi e përcjell nga Ebu Bekr Sidiku (radijaAllahu anhu) … deri në fund të hadithit. E më pas e referon këtë edhe në librin (Mexhalis) të Hafaxhit.

Sikur që e sheh, që të gjitha librat e përmendura nuk janë bazike të sunetit, e as prej librave të përpiluara në islam.

Përjashtimi i hadithit nga librat e njohura e bazike të sunetit, është një provë se hadithi është i dobët, pasi që po të ishe i saktë, nuk do e lënin anash dijetarët e njohur, pasi që njerëzit do kishin nevojë ta dijnë.

Ibn Xheuzi në librin e tij (Meuduat, 1/99) thotë: Kur të shohësh një hadith të nxjerrur nga përpilimet islame, sikur që janë; Muvata, Musnedi i Imam Ahmedit, dy Sahihet, Suneni i Ebu Davudit, e të tjera. Shiko në to, nëse gjen diç të ngjashme prej haditheve autentike e hadithve të mira, atëherë pështja është më e afërt, e nëse dyshon në të, dhe sheh që bie ndesh me parimet, atëherë mendo rreth personave që transmetojnë hadithin …”

Muslimani obligohet që të vërtetohet bë transmetimet e pejgamberit (alejhi selam) sepse të gënjesh në emër të tij është prej mëkateve të mëdha, dhe njeriu dënohet me zjarr. Allahu na ruajt.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...