9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

SECILI PREJ JUSH ËSHTË PËRGJEGJËS

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për tufën e tij, prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për tufën e tij (popullin e tij) dhe burri është bari i familjes së tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burit dhe e fëmijëve të tyre, dhe përgjgjëse për ta, robi është bari i pasurisë së zotëriut të tij dhe përgjegjës i saj, pra çdo secili prej jush jeni barinj, dhe çdo secili është përgjegjës për tufën e tij”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHPJEGIMI I HADITHIT

Secilit njeri i është dhënë në përgjegjësi një çështje, të cilën ai duhet ta menaxhojë e ta mbikqyrë, sepse secili prej nesh është përgjegjës, prej secilit prej nesh kërkohet të sillemi mirë mbi ata që i kemi nën përgjegjësi, secili do pyetet për ta para Atij nga i Cili nuk fshehet asgjë, poqëse ka kryer detyrat e tija për ata që i ka nën përgjegjësi, ky efekt do shihet qartë në Umet, shpërblimi për të do jetë shumë i madh, e do llogaritet tek Allahu shumë lehtë, e nëse anashkalon përgjegjësitë që ka, nuk e mban amanetin, ky i bën dëm umetit, i vështirëson vetes së tij llogarinë para Allahut, për çfarë do ndëshkohet e dënohet.

Andaj, profeti jonë, sal-Allahu alejhi ve selem,  në këtë hadith na udhëzon për obligueshmërinë e kryerjes së përgjegjësive, duke u kujdesur për ta rreth mirëqenies së tyre në këtë botë dhe botën tjetër.

Llojet e përgjegjësive dhe kategoritë e saja:

Përgjegjësitë dallojnë për nga pozita e secilit që i është dhënë përgjegjësia, mund të jetë ajo përgjegjësi shumë e madhe dhe shumë e gjerë, ndonjëherë mund të jetë përgjegjësi e vogël dhe e përkufizuar. Kështu që prijësi, udhëheqësi, imami, përgjegjësitë i kanë më të mëdha, që përfshijnë çdo individ të umetit, përfshijnë çdo lloj shërbimi të shoqërisë. Burri është përgjegjës për çdo gjë që ka të bëjë me familjen e afërt të tij, njejtë gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e burrit e për familjen e saj. Robi e shërbetori është përgjegjës dhe bari i pasurisë së zotëriut të tij, e që të gjithë do pyeten para Allahut për pëgjegjësitë e tyre.

Përgjegjësinë e prijësit e përmendi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem në fjalën e tij: “Emiri (prijësi) i njerëzve është bari dhe do pyetet për kopenë e tij”, do pyeten për ata që i ka nën kompetencat e tij, prej tij kërkohet të mbajë drejtësi, të mbrojë të drejtat e tyre, të dëgjojë porositë e tyre, të punojë për dobinë e tyre, t’i shtrojë gjitha rrugët për një zhvillim ekonomik, e t’i luftojë zullumqarët e kriminelët.

Përgjegjësinë e burrit e përmendi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, me fjalët: “Burri është bari për familjen e tij, dhe do pyetet për ta”, pra, burri do pyetet për anëtarët e familjes së tij, për edukimin, mësimin e tyre të moralshëm e të koorigjuar. Për këtë ai duhet të kujdeset për ta, t’i ngre lartë ata nga nënvlerat, t’i largon ata nga vendet e dyshimta, t’u siguron atyre gjitha gjërat e nevojshme si banimi, ushqimi, pija, e veshja, çdo gjë pa e tepruar e shpërdoruar, e të jetë në shtëpinë e tij një sy mbikqyrës, një vesh i ndërgjegjshëm, të jetë i drejtë në përgjegjësitë e tija, Allahu thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen..” Tahrim, 6.

Përgjegjësinë e gruas e përmend i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, me fjalët: “Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj, dhe fëmijëve të saj, dhe do pyetet për ta”. Ajo është përgjegjëse në shtëpinë e burrit, do pyetet për shërbimin dhe kujdesin e saj për burrin, edukimin dhe përmirësimin e fëmijëve, me një urtësi durim të menaxhuar, si dhe për pasurinë, dhe kujdesin e ruajtjen e saj.

Përgjegjësinë e robit apo të shërbetorit i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e përmendi me fjalët e tij: “Edhe robi është bari i pasurisë së zotëriut të tij, dh ai do pyetet për të”. Robi dhe shërbetori janë përgjegjës për kujdesjen ndaj pasurisë së zotëriut, duke e ruajtur atë, me një besnikëri, e zhvillon atë për aq sa ka mundësi, e ruan atë të mos humbet, e nuk e mashtron zotëriun e tij në pasurinë, të jetë i sinqertë ndaj zotëriut në çdo gjë që ka të bëjë me të.

Në lidhje me konfirmiin që vje në fund të hadithit: “Padyshim që të gjithë ju jeni barinjë, dhe secili prej jush do pyetet për atë që ka nën përgjegjësi”

Tibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përgjegjësiia është ngritur për të ruajtur mirëqenien e atyre që janë nën përgjegjësinë e ndokujt, kështu që nuk duhet të vepron diç tjetër pos atë që ka lejuar feja, ky është një lloj përngjasimi  që nuk ka më të bukur, më gjithëpërfshirëse, më me oratori se çdo formë tjetër”.

Të tjerët kanë thënë: “Në këtë kuptim të përgjitshëm bën pjesë çdo individ, edhe ai i cili nuk ka burrë a grua, nuk ka shërbetorë e as fëmijë, ngase edhe për të vlen të jetë një bari i gjymtyrëve të tij që të vëprojë me detyrat fetare, e të largohet prej ndalesave, me vepra, me shprehje e fjalë dhe me bindje, kështu që gjymtyrët e tija, forca, shqisat e tij janë përgjegjësi për të, ngase nuk nënkuptohet mos emërtimi i tij si një përgjegjës, të mos jetë përgjegjës në një formë tjetër”.

Kështu na u bë e ditur pesha e madhe e këtij hadithi, që konsiderohet një mbështetës i madh i veprimit të obligimeve dhe të drejtave të të tjerëve, për të qenë njeriu bamirës, e të ketë kujdes në përgjegjësitë e tija, njejtë ky hadith rikonfirmon përgjegjësinë e çdo individi për atë që është i autorizuar.

Lusim Allahun e Madhëruar të nda ndihmojë t’i kryejmë përgjegjësitë në forën më të mirë, Allahu na dhashtë sukses për gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur.

Përktheu: Shpend Zeneli

HADITHI I PESTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...