SHEMBULLI I BESIMTARIT I CILI LEXON KURANIN

SHEMBULLI I BESIMTARIT I CILI LEXON KURANIN

0 3488

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa el Esharij, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros: ka erë të mirë dhe shije të mirë; e shembulli i besimtarit që nuk lexon Kuran është si shembulli i hurmes: nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël; shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kuran është si shembulli i borzilokut: ka aromë të mirë, e shijen e ka të hidhur; ndërsa munafiku që nuk lexon Kuran është si kungulli i egër: nuk ka aromë, edhe shijen e ka të hidhët.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fraza : “Shijen e ka të mirë dhe aromën e ka të mirë”, është thënë: Imani është veçuar me shije, ndërsa leximi me erë, për arsye se imani është më i pandashëm me besimtarin sesa leximi i Kuranit; pra, mund që njeriu të arrijë imanin pa lexim, njashtu edhe shija e frutit e jo era, për arsye që mund të largohet era e frutit e mbet në të shija e saj.

Më pas është thënë në veçimin e qitros në këtë ngjasim, duke mos përmendur pemët tjera, të cilat njashtu përfishjnë shijen dhe erën e mirë sikur që është molla. Nga levorja e saj përdoret si lloj i barnave e që është karakteristikë e veçantë për të, e nga fara e saj nxirret vaj, që njëkohësishtë është i dobishëm.

Është thënë se xhindët nuk afrohen shtëpisë në të cilën janë qitrot, që i është përshtatur të ngjasohet me Kuranin të cilit nuk i afrohen shejtanët. Lëvoret e farës së saj janë të bardha, që përshtatet me zemrën e besimtarit, në të ka edhe shumë veçori, me gjurmë të mëdha, me dukje të bukur, me ngjyrë të hijshme dhe trup të butë. Me shije të mirë gjatë ngrënies, dhe me kualitet tretës për lukthin. Ka edhe shumë dobi tjera që përmenden për të.

Ibn Batali ka thënë: “Ky kapitull ka të bëjë me atë se leximi, nga një njeri i shthurur dhe hipokrit, nuk ngritet tek Allahu dhe as që pranohet tek Ai, por tek Ai pranohet ajo vepër që është për hir të Fytyrës së Tij, që është bërë me qëllim për t’u afruar tek Ai, kjo vepër është përngjasuar me borzilokun pasi që nuk ka përfituar nga bereqeti i Kuranit, e as që ka fituar ëmbëlsinë e shpërblimit, aroma e mirë nuk e ka tejkaluar vendin e zërit që është fyti, e as që është lidhur me zemrën, këta janë ata të cilët dalin prej fesë.”

Ajniu ka thënë: “Dije se ky ngjasim dhe ky shembull në realitet është një përshkrim që përmban një kuptim të pranuar logjikisht, një gjest që nuk e shfaq sekretin e saj vetëm duke i pasqyruar me anë të shqisave të dukshme. Pastaj, fjala e Allahut Lavdiplotë len mbresa në brendësinë e robit dhe në të jashtmen e tij, njerëzit nuk janë të një kategorie në këtë, prej tyre që kanë një hise të madhe nga ky efekt, e që është besimtari lexues, e prej tyre që nuk kanë hise aspak siç është hipokriti i vërtetë. Prej tyre që u ndikuan në të jashtmen e tyre por jo edhe në të brendshmen, ky është dyfytyrëshi, apo e kundërta e tij që është besimtari i cili nuk lexon Kuran.

Demonstrimi i këtyre kuptimeve dhe pasqyrimi i tyre në formë të shqisave siç është përmendur në hadith, nuk ka formë tjetër që është paralele dhe përshtatshmëri më të përafërt, më të bukur e më gjithëpërfshirëse se kjo.

Ngase të ngjasuarat dhe të ngjasuarit janë përmendur sipas një kategorizimi real, për arsye se njerëzit ose janë besimtarë apo jobesimtarë dhe e dyta ose hipokrit në thelb, apo hipokrizi e përfituar, i pari është ai i cili e ka përditshmëri të tij. E në bazë të kësaj janë ngjasuar me frytet me të cilat ata ngjasojnë. Dhe forma e përngjasimit në frytet e përmendura në dy cilësi të nxjerrura nga dy lloje shqisash; shija dhe aroma.

I dërguari i Allahut e solli këtë shembull me atë që mbillet në tokë, e që del druri, për nga përngjasimi i tyre dhe i veprave, sepse ato vepra janë fryte të shpirtrave, ajo që del nga pemët si qitroja e hurma janë veçuar për besimtarin, ndërsa kungulli i egër dhe boziloku janë veçuar për hipokritët, për të treguar pozitën e lartë të një besimtari, për veprat e tija të ngritura e të vazhdueshme, dhe për të pezulluar poshtërsinë e hipokritit dhe degradimin e veprave të tij, të padobishme.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith flet për vlerën e atij që posedon Kuranin, dhe se qëllimi i leximit të tij është që të veprohet sipas udhëzimeve të tija.
  2. Me anë të shembullit është lehtësuar edhe kuptimi i saj.
  3. Leximi i Kuranit është mbreslënëse për besimtarin, në shtimin e besimit, qetësinë e zemrës, në ngritjen e gradave dhe pozitës së tij.
  4. Muslimani duhet të kujdeset e të lexon Librin e Allahut, të mediton rreth tij, të vepron sipas tij, të ketë një pjesë të caktuar për çdo ditë, të mos e anashkalon, që të pastrohet shpirti i tij e t’i shtohen të mirat.
  5. Mund të ndodh nga disa besimtarë të neglizhojnë leximin e dëgjimin e Kuranit, edhe kjo llogaritet braktisje e Kuranit. Braktisja e Kuranit është disa llojësh;
  • Braktisja e dëgjimit, besimit dhe nderimit të Kuranit.
  • Braktisja e veprimit sipas Kuranit, në miratimin e hallallit e haramit, edhe nëse e lexon dhe beson në të.
  • Braktisja e gjykimit me të në bazat e fesë.
  • Braktisja e meditimit, kuptimit dhe njohjes së asaj çfarë dëshiroi të thotë vetë Folësi.
  • Braktisja e shërimit e të kurimit me të, për gjithë sëmundjet e zemrës e dhimbjet e saja, duke kërkuar shërim diku tjetër, e kështu braktis shërimin me të.

E gjithë kjo hyn në fjalën e Allahut: “Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer.” Furkan, 30.

Edhe pse këto lloja nuk janë të një rangu, por, ato dallojnë njëra prej tjetrës.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Buhariu 5427 (teksti i tij), Muslimi 797

GJITHASHTU NË ALBISLAM