7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

SHENJA E GJASHTË: DITURIA ËSHTË DRITË

Gjithashtu prej shenjave të suksesit për një njeri është kërkimi dhe përkujdesi për dituri.

Përse?

Sepse kërkimi i diturisë është dritë, dhe është rrugë e kënaqësisë, derë e devotshmërisë dhe shenjë e suksesit, njashtu është rrugë e shpëtimit që të shpie deri në xhenet.

dhe thuaj: O Zot, më shto diturinë.” Taha, 114.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet.” E shënon Muslimi.

Poeti thotë:

Vlerë e vetme është për të diturit, se ata janë udhërrëfyes për të tjerët që udhëzim kërkojnë

Vlera e secilit njeri është për aq sa dituri ka arritur, e injorantët janë armiq të vërtetë të njerëzve të ditur.

Merr dituri e do të jetosh i gjallë, përherë, ngase njerëzit konsiderohen të vdekur e dijetarët të gjallë.

Për këtë, përderisa ec në rrugën e diturisë, kërko prej Zotit sukses dhe bereqet, e kujto fjalën e ibën Hushrum (Allahu e mëshiroftë) kur thotë: shpeshherë ibën Tejmije thoshte: të kesh pak suskes është më mirë se sa të kesh shumë dituri.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “kujt Allahu ia do të mirën i jep kuptimin e fesë.” E shënon Buhariu dhe Muslimi

Kjo tregon se një prej shenjave të suksesit është edhe kuptimi i fesë, pse? Sepse në atë mënyrë adhurohet Allahu me përpikmëri dhe saktë. Ky njeri thërret edhe tjetrin bazuar në dituri, mendjemprehësi dhe udhëzim, sikur njerëzit të dinë! Njashtu shiko edhe ata të cilët ecën drejt rrugës së dijes dhe mësimit, për vlerën, bujarinë dhe suksesin e tyre.

Ebu Darda (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: kush merr rrugë për të marrë dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet, dhe se melekët shtrojnë krahët e tyre, në shenje kënaqësie për kërkuesin e diturisë.”

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) duke lavdëruar dhe duke treguar dashurinë për diturinë thotë: sikur dituria të merrte pamje do të dukej më e bukur se pamja e diellit dhe e hënës, dhe ne të gjithë duhet të dijmë se me fjalën (ikre) “lexo” shpërthyen burimet e diturisë, urtësisë, dritës, udhëzimin dhe suksesit në gjithë horizontin: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” Alek, 1-5

Ibën Xheuzi këtu na jep një deklaratë të fuqishme, sikur na thotë: O ti që ke vullnet të dobët, sikur ta dije dobinë e diturisë, do të qëndroje natën pa gjumë e ditën i etur, e veprat vullnetare do t’i shndërroje në marrje të diturisë.

Ja, gati se në çdo xhami janë lajmërimet për ligjërata të ndryshme, shko, merr pjesë, në ato ndeja, në ato takime, organizime, pikniqe e seminare, e që të gjitha janë thesare që i ke para duarve tua.

Nuk ka asgjë që të pengon, nuk ka punë që të preokupon, atëherë ku je?

Allahu e mëshiroftë thënësin e frazës: me laps deri në varr.

Për në fund, imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Njerëzit janë më të nevojshëm për dituri se sa nevoja e tyre për ushqim e pije, sepse për ushqim dhe pije ka nevojë një apo dy herë në ditë, kurse për dituri ka nevojë saherë që merr frymë.

Malik ibën Enesi, ka thënë: Ai që kërkon dituri duhet të jetë i butë, i qetë e i devotshëm, sepse nga lumturia e njeriut është që të ketë sukses në punë të hajrit e prej mizorisë së njeriut është q të vazhdojë në gabime.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E GJASHTË: DITURIA ËSHTË DRITË

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...