7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

SHENJA E PARË : KURANI FAMËLARTË

Një prej shenjave më madhore të suksesit është dashuria ndaj Kuranit, jeta me Kuranin, leximi përgjatë natës dhe ditës, të vepruarit me të, thirrja në të, e të investohet e të përhapet.

Ky Kuran të cilit nuk i jipet vlera dhe merita e duhur në këtë kohë: “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” Surja Isra, ajeti 9.

O ti i bekuar! Medito rreth këtij shpërblimi madhështor:

Transmeton Ukbeh ibën Amir (radijAllahu anhu), i cili ka thënë: përderisa ne ishin në Sufa, doli i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) dhe tha: Cili prej jush dëshiron të shkojë çdo ditë deri në luginën Bat’ha ose Akik dhe të kthehet që andej me dy deve të mëdha pa rënë në gjynah e pa u prishur me farefisin? Të gjithë e dëshirojmë këtë o i dërguar i Allahut, ia kthyen njerëzit. Ai na tha: “Pse të mos shkojë pra, ndonjëri prej jush në xhami dhe të mësojë dy apo tre ajete nga libri i Allahut, kjo është më e vlefshme se dy deve, tre ajete më të vlefshme se tre deve, katër ajete më të vlefshme se katër deve”. E shënon Muslimi

Falënderimi i takon Allahut!

Sa minuta marrin prej kohës këto ajete, kështu t’i sheh një prej atyre që Allahu u ka dhënë sukses, i cili qëndron pas namazit të sabahut apo të ikindisë, ulet qoftë edhe për dhjetë minuta, lexon dhe mediton Librin e Allahut, zemra e tij lëviz, emocionet e tij shtohen, i mbledh të mirat gjatë natës e gjatë ditës, kështu duke shtuar mëshirën, udhëzimin, shërimin, suksesin ndaj tij.

Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu anhu) i cili ka thënë: i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: kush lexon një shkronjë prej Librit të Allahut ka një të mirë, e një e mirë shpërblehet me dhejtëfish, nuk po them që: elif lam mim është një shkronjë, por elifi është shkronjë, lam është shkronjë dhe mim është shkronjë.” E shënon Tirmidhiu.

Ky është Kurani Fisnik! Libri më i madh i zbritur prej qielli: “Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur.” Surja Isra, ajeti 105

Disa prej të parëve të umetit kanë thënë: Kurani është i rëndë, nuk ka fuqi ta mbanë atë përpos ai që ka zemër të përkrahur me suksesin e dhuruar nga Allahu, e të zbukuruar me teuhid.

A nuk k athënë Allahu: “Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).” Surja Muzemil, ajeti  5.

Sahabiu i nderuar Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë: në atë shtëpi që lexohet Libri i Allahut, shtohen mirësitë, prezentojnë melaqet, dalin shejtanët, e në atë shtëpi që nuk lexohet Libri i Allahut e gjithë familja ndjejnë ngushtësi, pakohen mirësitë, prezentojnë shejtanët e dalin pre asaj shtëpie melaqet.”

Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri – tjetrin”.” Surja Isra, ajeti 88.

Le të meditojmë rreth këtij ajeti që lëviz zemrat nga vendi, shton imanin, dashurinë dhe vullnetin për Librin e Allahut: “Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë.” Surja Ankebut, ajeti 51.

Le të shpeshtojmë leximin e Kuranit, natën e ditën, të fillojmë e ta përfundojmë ditën me Kuran, le të caktojmë një pjesë që do ta lexojmë çdo ditë, le të mësojmë nga Kurani, qoftë edhe një ajet të vetëm, të na shtohet imani, vërtet është i paaftë ai që nuk arrin ta mësojë një ajet, të japim mundin tonë, të ndajmë nga koha jonë, të mos na kalojë asnjë ditë vetëm se kemi lexuar prej Kuranit, të vendojmë pranë vetes sonë një libër rreth komentit të Kuranit, që herë pas here të shikojmë aty atë që nuk e kuptojmë apo nuk e dimë, të përpiqemi të punojmë me Kuran, e të thërrasim në Kuran, kjo është rruga e të udhëzuarve.

Dritë në rrugë është Libri i Allahut, që e kemi në duart tona, e çfarë i kemi dhënë këtij Libri; sa jemi përpiqur, sa kohë kemi ndarë, sa e kemi lexuar, sa kemi vepruar, sa i jemi përgjigjur?!

Secili le ti jep vetes një përgjigje të sinqertë!

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E PARË: KURANI FAMËLARTË

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...