SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË

SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË

0 4492
  1. Thënia e shehadetit gjatë vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai që fjalë të fundit e ka “La ilahe il-lallah” do të hyjë në Xhennet.”(Transmeton Ebu Davudi, Shejh Albani thotë se hadithi është “ sahih- i vërtet”)
  2. Vdekja me djersë në ballë. Burejde b Hasib thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit është me djersë në ballë”.(Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, ndersha Shejh Albani thote se hadithi është “ sahih”)
  3. Vdekja në natën e Xhumas apo ditën e saj. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes ditën e xhuma ose natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit”.(Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Shejh Albani thotë se hadithi duke mbledhur gjithë rrugët e tij është “ hasen” apo “ sahih”)
  4. Rënia dëshmor në rrugën e Allahut. Allahu ka thënë: “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi (ata) janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar. Ata gëzohen nga ato mirësi që ua ka dhuruar Allahu nga begatitë e tij të pafund. Gëzohen që bashkangjiten me ta vëllezërit e tyre të cilët akoma nuk kanë rënë dëshmorë, por vriten në rrugë të Allahut pas tyre (më vonë). Se për ata nuk do të ketë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në mirësitë dhe begatitë që ua dha Allahu, dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.”(Ali Imran, 169-171)Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut ai është shehid.” (Transmeton Muslimi)
  5. Vdekja nga murtaja. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo muslimani.”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  6. Vdekja nga sëmundje të barkut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai që vdes me sëmundje të barkut, vdes shehid.”(Transmeton Muslimi)
  7. Vdekja me mbytje dhe me shembje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Shehidët janë pesë …I mbyturi në ujë, dhe ai që vdes nën diçka që shembet…”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  8. Vdekja e gruas (nënës) në lindje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Gruaja që vdes për shkak të fëmijës…”(Transmeton imam Ahmedi)
  9. Vdekja në zjarr. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “…ai që vdes në zjarr është shehid..”(Shejh Albani ka thënë: hadithi është” hasen-sahih”)
  10. Vdekja duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid, …”(Transmeton Tirmidhiu)
  11. Vdekja duke bërë roje në rrugë të Allahut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Të bërit roje në rrugë një ditë e një natë tek Allahut është më me vlerë se sa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon rrizku dhe garantohet nga sprovimi”.(Transmeton Muslimi)
  12. Prej shenjave të mira është edhe vdekja duke bërë punë të mira. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë “la ilahe ilal-llah” dhe përfundon me këtë fjalë hyn në Xhennet”.(Transmeton imam Ahmedi, ndërsa shejh Albani thotë se hadithi është “ sahih”)

    Përktheu: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 595