SHKAQET QË SJELLIN DASHURINË E ALLAHUT

SHKAQET QË SJELLIN DASHURINË E ALLAHUT

0 1503

SHKAQET QË SJELLIN DASHURINË E ALLAHUT JANË DHJETË:

1. Leximi i Kuranit i shoqëruar me meditim.
2. Adhurimi i Allahut edhe me nafile pas kryerjes së farzeve.
3. Vazhdimësia e përmendjes (dhikrit) së Allahut në çdo gjendje me gjuhë, zemër dhe vepër. Dashuria do të arrihet sipas masës së kësaj vepre.
4. Parapëlqimi i gjërave që i do Allahu kundrejt dëshirave të epshit.
5. Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut duke i jetuar praktikisht kuptimet e tyre (ndikimi praktik i tyre në jetën e besimtarëve).
6. Përkujtimi i mirësive dhe begative të Allahut, të atyre mirësive që shihen dhe atyre që nuk shihen.
7. Kjo është edhe më mahnitëse: përulësia dhe nënshtrimi i zemrës para Allahut në tërësi.
8. Vetmimi në kohën kur Zoti zbret në qiellin e dynjasë dhe leximi i Librit të Tij ashtu siç i takon etikës me Allahun e Lartësuar, pastaj përfundimi e kësaj me kërkim falje dhe pendim.
9. Shoqërimi i njerëzve që e duan Allahun dhe janë të mirē, përfitimi nga fjalët e frytshme të tyre për shkak që fjalët e tyre janë të zgjedhura ashtu siç personi zgjedh hurmat më të mira për ti hëngër.
10. Largimi nga të gjitha shkaqet që janë pengesë në në raportet mes zemrës dhe Allahut.

 

Ibn Kajimi në (Muhtesar Medarxh esSalikin fq: 319)

Përktheu: Hoxhë Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593