20.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

“Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)”

Të bërit sikur nuk sheh, të shpërfillurit dhe të mosmarrurit me gjithçka, janë dëshmi e pjekurisë së mendjes, e madhështisë së shpirtit, bukurisë së karakterit dhe lartësisë së edukatës – dhe është një rrugë që ka qenë gjithmonë e ndjekur nga më të mirët.

Allahu thotë për Pejgamberin në sjelljen e tij me gratë e veta:“Ai ia bëri të ditur një pjesë të saj dhe e injoroi pjesën tjetër.” (Tahrim: 3)

Dhe tha: “Shpërfilli injorantët” (A’raf: 199)Dhe: “Kur u drejtohen atyre injorantët, ata thonë: ‘Paqe!’” (Furkan: 63)

S’ka asnjë të mirë në një mik apo vëlla që kërkon me çdo kusht të gjejë ndonjë gabim te miku apo vëllai i tij.

As nuk ka të mirë në një fqinj që i gjurmon gabimet fqinjit të tij.

As nuk ka të mirë në një burrë që i hulumton gabimet e gruas së tij – apo gruaja të bëjë këtë ndaj burrit.

Nuk ka të mirë në një dije që të shtyn të ndjekësh gabimet e dijetarëve për t’i hedhur poshtë dhe ta kesh këtë qëllim të vazhdueshëm.

E mira, gjithë e mira, është te shpërfillja, te të bërit sikur nuk sheh, dhe te mendimi i mirë për të tjerët.

Madhështori i njerëzve është ai që bën sikur nuk sheh. S’ka për zemrën pushim më të madh sesa qetësia që vjen nga mosmarrja me gjithçka.

I mjerë është ai që e mundon veten me fajësime, qortime, pyetje të shumta, kërkime të imta dhe me mendime të këqija.

Po të kishin kërkuar të mirën në këtë qëndrim të shpërfilljes, do ta kishin gjetur afër, por iu duk e largët dhe e vështirë.

Udhëzimi dhe lumturia janë prej Allahut. Kush është i sinqertë me Allahun, Allahu do të jetë i sinqertë me të, do t’ia ndriçojë zemrën dhe do t’ia pushojë shpirtin nga lodhja.

Të bërit sikur nuk sheh është një vlerë edukative dhe etike që njeriu ka nevojë për të çdo ditë, sidomos në këtë kohë kur sheh gjëra të çuditshme në sjellje e moral nga njerëz që, ndonëse kanë diploma e kulturë, kanë një moral thuajse zero.

E sheh këtë çdo ditë në jetën e përditshme, në rrjetet sociale dhe në grupet e WhatsApp-it etj.

Të bërit sikur nuk sheh është një vlerë që përmban në vetvete:qetësi, rehati, paqe, lumturi, ngrohtësi, gëzim, pastërti të shpirtit, mendim të mirë, durim, largim nga konfliktet dhe armiqësitë, vazhdimësi të vëllazërisë e dashurisë, paqe në familje dhe në të gjitha marrëdhëniet.

Të bërit sikur nuk sheh është një bamirësi ndaj të varfërve në moral dhe edukatë, ndaj atyre që s’kanë kulturë debati dhe etikë komunikimi. Është një lloj sadakaje ndaj injorantëve.

Mosshpërfillja dhe të mos bërit sikur nuk sheh, sjell shumë lodhje, mendime të këqija, konflikte, ndarje, humbje të miqësive dhe marrëdhënieve dhe shkatërrim të familjeve.

Sa shumë kemi nevojë për këtë vlerë të çmuar në veten tonë, në familjet tona, në marrëdhëniet tona me bashkëshortët, miqtë, fqinjët, partnerët, e madje edhe në marrëdhënien mes përgjegjësit dhe punonjësve.

Ajo është një dhuratë hyjnore që u jepet atyre që janë të rrallë. Sa madhështore, e lartë dhe e bukur është ajo!

Thuhet se imam Ahmed ibn Hanbeli është pyetur:“Ku gjendet mirëqenia?”Tha: “Nëntë të dhjetat e mirëqenies janë te shpërfillja e gabimeve.” Pastaj tha: “Madje e gjithë mirëqenia është në këtë.”

Poeti arab ka thënë:“Kalova pranë një njeriu të ulët që më shau,Unë eca përpara dhe i thashë vetes: ‘S’më përket mua kjo!’”

Imam Shafi’u ka thënë:“Njeriu i mençur dhe i zgjuar është ai që bën sikur nuk sheh.”

Dhe është thënë:“Nuk është budallai zotëri në popullin e tij, por zotëri është ai që bën sikur nuk sheh.”

Të bërit sikur nuk sheh është një gjuhë që s’e flet dhe s’e kupton askush tjetër përveç njerëzve me mendje të madhe dhe shpirtra të pastër – atyre që më shumë u intereson ruajtja e njerëzve se sa fitimi i një debati apo prove.

Nga jashtë duket si dobësi dhe budallallëk, por në realitet është urtësi, durim dhe mençuri.Ky qëndrim ka dy lloje: ai që është i lavdëruar dhe ai që është i qortuar.

Urtësia është të vendosësh çdo gjë në vendin e duhur.

Lus Allahun për veten time dhe për ju: jetë të lumtur, fat të përjetshëm, mëshirë dhe butësi.

Fehd b. Jahja el-Amari, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Mekë

Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...