SHPJEGIMI I KAPTINËS “FATIHA”

SHPJEGIMI I KAPTINËS “FATIHA”

0 1627

Shpjegimi i Kaptinës “El-Fatiha”(Hapësja)

Ajeti 1-4: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!” “Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Sunduesit të Ditës së llogarisë!” (El-Fatiha, 1-4)

Këto tri vargje i përmbajnë tri çështje.

-Në vargun e parë është dashuria, ngase Allahu është bamirës, e bamirësi duhet në masë të bamirësisë së tij.

Dashuria ndahet në katër lloje:

  • Lloji i parë:Dashuri idhujtarie, dhe këta janë për cilët Allahu thotë:

E ka njerëz, që marrin krahas Allahut rivalizues/idhuj dhe i duan ata sikurse duhet Allahu,por besimtarët kanë dashuri më të madhe për Allahun. Eh, sikur ta shihnin ata që bën mizori(duke adhuruar të tjerë krahas Tij), kur t’u shfaqet dënimi, (do ta kuptojnë) se me të vërtetë e gjithë fuqia është e Allahut, dhe se Allahu ndëshkon ashpër. Kur të distancohen të pasuarit nga ata që i pasuan, e ta shohin dënimin, e të këputen ndërmjet tyre lidhjet. Dhe thonë ata që pasuan: Ah, sikur neve të na jepet vetëm një mundësi, e të distancohemi prej tyre siç u distancuan ata prej nesh! Kështu, Allahu u ekspozon veprat atyre si dëshpërim për ta, e ata s’kanë për të dal nga zjarri”. (El-Bekare, 165-167)

  • Lloji i dytë: Dashuria ndaj të kotës dhe ndjekësve të saj, dhe urrejtja ndaj të vërtetës dhe ndjekësve të saj, dhe kjo është cilësi e hipokritëve.
  • Lloji i tretë: Dashuria e natyrshme,

kjo është dashuria për pasurinë e fëmijën, nëse nuk të angazhon ndaj bindjes së Allahut e as nuk të ndihmon për kryerjen e ndalesave të Allahut. Atëherë, kjo është e lejuar.

  • Lloji i katërtë:Dashuria për ithtarët e njëshmërisë/teuhidit dhe urrejtja për ithtarët e idhujtarisë/shirkut.

Dhe kjo është lidhja më e fuqishme e besimit, dhe më e madhja me të cilën robi e adhuron Zotin e tij.

-Në vargun e dytë është shpresa.

-Në vargun e tretë është frika.

Ajeti 5: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë” (El-Fatiha, 5)

“Vetëm Ty të adhurojmë” do të thotë:Të adhuroj vetëm Ty o Zot, me këto të tria që kaluan; me dashurinë për Ty, duke shpresuar prej Ti, dhe duke u frikësuar prej Teje. E këto tria janë shtyllat e adhurimit.

Dhe të drejtuarit e tyre për dikë tjetër përveç Allahut është idhujtari/shirk.

-Dhe në këto tria, ka refuzim ndaj atij që është lidhur vetëm me njërën prej tyre, sikurse ndaj atij që është lidhur vetëm me dashurinë, apo është lidhur vetëm me shpresën, apo është lidhur vetëm me frikën.

E kush i drejton, qoftë edhe vetëm njërën prej tyre, për dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk/idhujtari.

-Dhe prej dobive, që gjenden në to, është se aty ka refuzim ndaj të tri palëve, që cila prej tyre është lidhur vetëm me njërën prej tyre,

siç është ai që e adhuron Allahun vetëm me dashuri;

po kështu ai që e adhuron Allahun vetëm me shpresë, siç janë murxhitë; po kështu ai që e adhuron Allahun vetëm me frikë, siç janë havarixhët.

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. (El-Fatiha, 5)

Në këtë është njëshmëria e hyjnizimit/adhurimit(Teuhidi uluhije) dhe njëshmëria e zotërimit(Teuhidi rububije).

“Vetëm Ty të adhurojmë”-në këtë është njëshmëria e hyjnizimit,

“vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”-në këtë është njëshmëria e zotërimit.

Ajeti i 6: “Na udhëzo në rrugën e drejtë”. (El-Fatiha, 6)

Në këtë ka refuzim për shpikësit(bidatxhitë).

-Ndërsa sa i takon dy vargjeve të fundit, prej dobive të tyre është se i përmend gjendjet e njerëzve, i ka grupuar Allahu ata në tri grupe:

  • Të begatuarit,
  • ata që kanë tërhequr zemërimin,
  • dhe të devijuarit.

“ata që kanë tërhequr zemërimin”- janë njerëzit e dijës të cilët nuk punojnë me të, “të devijuarit”- janë njerëzit e adhurimit të cilët nuk dije, edhe pse shkaku i zbritjes është për hebrenjtë dhe të krishterët, kjo vlen për secilin që cilësohet me to.

I treti:Ai që cilësohet me dije dhe punon me të, ky është “i begatuari”, dhe prej dobive të tij është të distancuarit(vetës sh.p.) nga fuqia e mundësia për të ndryshuar, sepse ai është i begatuari(prej Allahut sh.p.).

-Gjithashtu, aty gjendet njohja e Allahut në mënyrë të duhur, dhe dëlirja e Tij nga mangësitë, i Lartësuar qoftë.

-Dhe në të gjendet njohja e Zotit të tij nga ana e njeriut dhe njohja e vetvetes, sepse pasi që ka zot, patjetër që duhet të ketë të zotëruar;

dhe pasi që ka mëshirues, patjetër duhet të ketë të mëshiruar; dhe pasi që ka sundues, patjetër duhet të ketë të sunduar;

dhe pasi që ekziston adhuruesi, patjetër duhet të ekziston i adhuruari (Allahu sh.p.); dhe pasi që ka të udhëzuar, patjetër duhet të ketë udhëzues; dhe pasi që ka të begatuar, patjetër duhet të ketë begatues;

dhe pasi që ka tërheqës të zemërimit, patjetër duhet të ekziston i zemëruari.

-Pra, kjo kaptinë përmban hyjnizimin, zotërimin,

dhe dëlirjen e Allahut të madhërishëm nga mangësitë, dhe përmban njohjen e adhurimit dhe shtyllave të tij. Allahu është më i dituri.

Burimi: “Mexhmu’uah et-Teuhid”(faqe, 28-30) të Imam Muhamed ibn Abdul-Vehabit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Kastriot Mazreku

GJITHASHTU NË ALBISLAM