SI CAKTOHET DITA E PARË E MUAJIT TË RAMAZANIT?

SI CAKTOHET DITA E PARË E MUAJIT TË RAMAZANIT?

0 3226

Viti hixhri në islam i ka gjithsej dymbëdhjetë muaj, të cilat llogaritet me Hënë, këta muaj hënor janë që e përbëjnë vitin hënor, mbi të cilin vit Ligjvënësi ndërtoi  dispozitat, e nuk i ka renditur ato në bazë të muajve diellor, si për shembull në idetin (afatin e pritjes) e gruas kur është në periudhën e ciklit mujor ajo duhet të presë tre muaj, të cilët llogaritet me muajt hënor, konsensusi i dijetarëve thonë se nuk llogaritet me muajt diellor, njashtu edhe agjërimi i dy muajve pandërprerë për të shpaguar vrasjen, “dhiharin” (që ngjason gruan e tij me nënën e vet), apo shpagimin për shkak të marrëdhënieve intime gjatë ditës së muajit të Ramazanit, këto dy muaj llogarite sipas muajve hënor.

Muajt hënor ndahen në dy lloje:

1-Muaj të plotë, janë ata muaj që kanë plotësuar tridhjetë ditë.

2-Muaj jo të plotë, janë ata muaj në të cilët është parë hëna se nuk janë të plotë, këta muaj plotësohen me njëzet e nëntë ditë, pra dallimi mes tyre është një ditë, kjo është dita e cila quhet dita e dyshimit, dhe shkaku i këtij dallimi është se hëna ka pozita të ndryshme, për atë fillimi i muajit mund të përcaktohet në dy mënyra:

  1. a) Me plotësimin e muajit të kaluar tridhjetë ditë.
  2. b) Të shikohet Hëna natën e tridhjetë, e të parit e Hënës është argument se muaji i kaluar është i mangët (njëzet e nëntë ditë).

Allahu i Madhëruar për këtë na tregon në fjalën e Tij: “Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë)”.

Nëse shikohet hëna natën e tridhjetë  atëherë vendoset për agjërimin e muajit të Ramazanit, argument për këtë është fjala e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjëroni kur ta shikoni Hënën dhe ndërprenë agjërimin kur ta shikoni atë.” Pra, agjëroni kur ta shikoni, pra shikimi është bërë shkak për të obliguar agjërimin duke filluar prej asaj dite, atëherë kur shikohet Hëna konfirmohet hyrja e muajit të Ramazanit, edhe pse ka divergjenca në mesin e dijetarëve për numrin e atyre që konfirmojnë shikimin e hënës, a është kusht apo nuk është kusht?

Nëse nuk mundësohet të shihet hëna, atëherë këtu mund të ndodhin dy gjëra:

Sepse i gjithë problemi është në natën e tridhjetë të muajit Shaban (muajit të tetë para muajit të Ramazanit), që nëse shikohet hëna, atëherë nuk ka problematikë, por nëse nuk shikohet, atëherë i kemi dy gjendja:

1-Gjendja e parë, të jetë qielli i hapur, që nuk ka mjegulla e as tym, që pengojnë të shihet Hëna, e nëse në këtë gjendje nuk mund të shikojmë Hënën, atëherë me konsensus të dijetarëve kjo natë është e muajit Shaban e nuk konsiderohet e muajit Ramazan dhe nuk konfirmohet fillimi i muajit Ramazan.

2-Gjendja e dytë është të jetë qielli i mbyllur, të ketë mjegulla apo tym e pluhur, sikur që ndodh ndonjëherë të vijnë erërat e forta me pluhur e nuk munden njerëzit ta shikojnë qiellin, apo të ketë ndonjë zjarr apo tym e nuk mund që njerëzit ta shikojnë qiellin. Nëse ndodh kështu, në këtë rast dijetarët ndahen në dy mendime, por mendimi më i saktë (dituria absolute i takon Allahut, subhanehu ve teala) është mendimi i shumicës së dijetarëve prej tyre medh’hebi Hanefi, Maliki, Shafi, Dhahirit dhe një grup të dijetarëve të hadithit se, nëse në natën  e tridhjetë nuk shihet hëna, qoftë qielli i hapur apo është qielli i mbyllur me mjegulla e pluhur, në këtë rast dispozita është e njëjtë, ata duhet ta plotësojnë muajin Shaban me tridhjetë ditë, argumentohen me hadithin e vërtetë se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse nuk mund ta shikoni atëherë plotësoni (muajin Shaban) tridhjetë ditë.” Ky është argument i tyre i parë, ndërsa argumenti i dytë është se thonë: Në origjinë muajt i kanë nga tridhjetë ditë, muaji të jetë i plotë derisa të ketë ndonjë argument se është i mangët. Në bazë të kësaj e plotësojmë muajin Shaban me tridhjetë ditë.

Dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sekem, në hadithin që e transmeton Abdullah ibn Omeri, ka ndaluar dhe ka thënë: “Mos i paraprini muajit Ramazan me një ditë apo dy ditë agjërimi.” E kjo aludon se ne nuk duhet ta agjërojmë ditën e dyshimit.

Shikimi i hënës është prej gjërave me rëndësi të cilën duhet ta ruajnë njerëzit, dhe atë sepse dispozitat e fesë ndalen në këtë shikim, që këtu disa dijetarë thonë: “Shikimi i Hënës gjatë muajve, sikur që janë Ramazani, Dhul Hixhe, etj, konsiderohet prej farzeve kolektive, saqë nëse banorët e një vendi nuk merren me këtë që të gjithë kanë mëkat, tolerimi i tepruar i njerëzve në shikimin e hënës është prej gjërave të këqija, duhet që hoxhallarët dhe kërkuesit e dijes ta ngjallin këtë sunet, njerëzit më herët kur ishte dita e njëzet e nëntë apo nata e tridhjetë dilnin në hapësirë të shikonin, qoftë edhe të pyesin njerëzit e specializuar për të njohur pozitën e hënës që më herët të kenë njohuri mbi të, e më pas të dalin që ta shohin hënën e të njohin pozitën e saj që të mund të vërtetojnë këtë çështje, dijetarët kanë thënë: “Nuk duhet që njerëzit ta anashkalojnë shikimin e hënës, por nëse njerëzit e anashkalojnë dhe nuk merren me këtë duhet që të porositen njerëzit qoftë edhe me pagesë, sepse farzet kolektive nëse nuk ka kush i vepron, lejohet të jepet pagesë për atë që do e kryen këtë shikim, që të vërtetohet e drejta e Allahut, nga agjërimi i ditëve të obliguara.

Nëse shikohet hëna gjatë ditës, llogaritet të jetë e natës së ardhme

Këtë mendim e përmban medh’hebi Hanbeli, Shafi dhe një grup nga medh’hebi Maliki, që nëse shikohet hëna gjatë ditës, qoftë para perëndimit apo pas perëndimit është e natës së ardhme, dhe nuk është argument se dita e dyshimit është ditë e agjërimit.

Nëse shihet hëna në një vend obligohen të gjithë banorët e vendit të agjërojnë

Pra, nëse në një vend shikohet hëna, duhet që të gjithë banorët e atij vendi të agjërojnë, si për shembull nëse shikohet në Meke, të gjithë banorët e Mekës duhet të agjërojnë, kështu me radhë për të gjitha vendet.

Mirëpo parashtrohet pyetja: Nëse dikush në lindje ka shikuar hënën a duhet edhe ata që janë në perëndim të agjërojnë bazuar në shikimin e atyre në lindje, apo nuk duhet të agjërojnë?

Mendimi i parë është: Se banorët e një vendi duhet t’i kthehen shikimit të tyre, për shembull banorët e gadishullit bazohen në shikimin e tyre, që vlen për ata e nuk vlen edhe për banorët e Shamit apo të atyre që janë në perëndim e as atyre që janë në lindje, argument për këtë është hadithi  i ibn Abasit, radijallahu anhu, se një grup prej Shami kishte ardhur tek ai, i pyeti se kur e kishin parë hënën, i treguan se e kishin parë natën e xhuma, ibn Abasi, radijallahu anhuma, u tha që e kishin parë natën e shtunë. I thanë: A nuk e merr (bazohesh) shikimin tonë? Tha: “Jo! Kështu na ka urdhëruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,” dalloi mes shikimit të një vendi shikimin e një vendi tjetër, kjo aludon që çdo vend vendos sipas shikimit të vet, këtë e vërteton fjala e ibn Abasit, radiallahu anhuma, dhe aludon në të origjina, sepse shikimet janë të ndryshme e vendet janë larg njëra tjetrës, saqë mund të ketë dallim prej dy ditëve mes dy vendeve, që në këtë rast është vështirë që banorët e lindjes të agjërojnë në një ditë me banorët e perëndimit, pasi që ekziston dallimi tregon që nuk mundet që të llogariten si një vend, po themi se fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjëroni kur ta shikoni hënën”. Se është i përgjithshëm, se duhet të agjërojnë të gjithë njerëzit në tokë sipas shikimit të një vendi apo shikimit të një fshati, kjo padyshim se nuk është qëllim i hadithit.”

Mendimi i dytë thotë se shikimi i një vendi vlen për të gjithë, dhe argumentohen me hadithin: “Agjëroni kur ta shihni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shihni hëhën.”

Mendimi i tretë të cilët thonë se nëse vendet janë të afërta dhe janë në të njëjtën pozitë atëherë agjërohet bazuar në shikimin e një vendi, dhe e kundërta.

Mendimi më i saktë është mendimi i  parë, se çdo vend duhet të shikon hënën, nëse e shikojnë hënën, falënderimi i takon Allahut, atëherë ata duhet të agjërojnë bazuar në atë që ka shikuar. Por, nëse nuk kanë shikuar hënën, atëherë bazohen në origjinën e ditëve të muajit (që është tridhjetë ditë), se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shikoni hënën,  dhe nëse hëna nuk shikohet për shkak të reve, atëherë plotësojeni muajin me tridhjetë ditë.”

Po të themi që shikimi i një vendi vlen edhe për të tjerët, do të ketë mospajtime në atë se a të pasojmë atë vend apo të pasojmë vendin tjetër? Të bazohemi me shikimin e tyre apo të tjerëve? Kjo shihet qartë në sunetin e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, posaçërisht në hadithin e ibn Abasit, radijallahu anhuma, për të cilin i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “O Allah! Jepja kuptimin e fesë dhe mësoja atij tefsirin (e Kuranit).” Iu përgjigjet me “Jo”, dhe ka thënë: Kështu na ka urdhëruar i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që është komentim i fjalës së tij: “Agjëroni kur ta shikoni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shikoni hënën.” Pra, o ju banorë të Shamit, agjëroni në bazë të shikimit tuaj dhe ju banorë të hixhazit agjëroni në bazë të shikimit tuaj. Kështu shuhet mospajtimi, largohet problemi dhe dyshimi, që secili vend të ketë shikimin e tij, dhe kështu që nëse shikohet hëna, veprojnë sipas shikimit të tyre, e nëse nuk shikohet atëherë plotësojnë muajin Shaban me tridhjetë ditë.

Tema e katërt nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu: Shpend Zeneli

Për tu zgjeruar më tepër rreth kësaj teme, dhe polemikave të ndryshme rreth llogaritjes së kohës në fillimin dhe fundin e muajit të Ramazanit, mund të shfletoni artikullin e përpiluar nga hoxhë Ismail Bardhoshi.

http://islamifejaevertete.com/ifv/index.php/praktika/ramazani-dhe-agjerimi/895-sqarimi-i-paqartesive-te-atyre-qe-bazohen-ne-llogaritje-per-hyrjen-dhe-daljen-e-muajit-henore

GJITHASHTU NË ALBISLAM