13.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

Si e dinte Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) formën e namazit kur ai doli imam para profetëve në namaz?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Fakti që Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i udhëhoqi profetët në namaz në natën e Israsë është vërtetuar në hadithet autentike-sahih.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar hadithi: “Pastaj u gjeta midis një grupi profetësh dhe erdhi koha për namaz, kështu që isha imam”.

Ndërsa një të transmetimi të shënuar nga Ibën Xherir Taberiu në tefsirin e tij (17/332) thuhet: “Pastaj vazhduam derisa erdhëm në Bejt el-Makdis (Jerusalem), ku unë i prija pejgamberët dhe të dërguarit në namaz.”[1]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: E vërteta është se ai u takua me ta në qiej, pastaj u kthye në Bejt el-Makdis për së dyti dhe ata e shoqëruan atë dhe ai i priu ata në namaz. Pastaj ai hipi në Burak dhe u kthye në Meke.”[2]

Nuk ka asnjë problematikë në atë se si pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dinte se si të falet kur ai i doli imam në namazin me profetët, sepse namazi u ishte bërë obligim muslimanëve që në fillim të Islamit. Prandaj, kur Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin: Çka ju urdhëron?

Ebu Sufjani i ka thënë: Ai thotë: Adhuroni vetëm Allahun dhe mos shoqëroni asgjë me Të, dhe hiqni dorë nga ajo që thanë paraardhësit tuaj; dhe ai na urdhëron të falemi, të japim zeqatin, të jemi besnikë dhe të ndershëm dhe të mbajmë lidhjet e farefisnisë.[3]

Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kjo tregon se namazi u ligjësua që nga fillimi i profetësisë, por pesë namazet e përditshme nuk u urdhëruan para Israsë, lidhur me këtë nuk ka mospajtime.[4]

Dhe ka thënë: Hadithet që tregojnë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) falej në Mekë para se udhëtonte në Isra, janë të shumta.[5]

Ibën Haxher el-Askalani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Është e ditur së, profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) falte namaz para Israsë, gjithashtu edhe shokët e tij.[6]

Për këtë tregon hadithi i përcjellur nga Zejd ibn Harithit nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), se Xhibrili (alejhi selan) që kur i erdhi atij herën e parë i solli shpalljen, e mësoi se si të merr  abdes dhe të falet.[7]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Është dëshmuar se profeti ynë (paqja dhe bekimi e Allahut qofshin mbi të) i priu në namaz të gjithë profetët (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta) në natën e Israsë në Bejt el-Makdis. Mund të supozohet që ky namaz të ketë ndodhur përpara ngjitjes së tij në qiell, ose të ketë ndodhur pasi ai të jetë kthyer në tokë.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Shih: (el-Isra vel-Mi’raxh) të shejh Albanit, f. 13.

[2] Përfundoni nga Tefsiri (Kur’an el-Adhim), (5/31).

[3] Shënon Buhariu, (7).

[4] Përfundoni nga (Fet’h el-Bari), (2/103).

[5] Fet’h el-Bari (2/102).

[6] Fet’h el-Bari (8/671).

[7] E shënon Imam Ahmedi në (Musnedin) e tij, (17026); shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Silsilah Sahihah, 841).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...