23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Si është përkufizimi i besimit (imanit) tek Ehli Sunneti dhe a shtohet e pakësohet ai?

         Si është përkufizimi i besimit (imanit) tek Ehli Sunneti dhe a shtohet e pakësohet ai?

Përgjigje: Imani tek Ehli Sunneti është: “Besimi me zemër, shqip­ti­mi me fjalë dhe të vepruarit me gjymtyrë”. Këtu shihet se për­mban tre gjëra:

  1. Besim me zemër.
  2. Shqiptim me gojë.
  3. Veprim me gjymtyrë.

Meqë është kështu, atëherë patjetër që ai shtohet apo pa­kë­so­het, për shkak se besimi me zemër dallon nga njëri te tjetri.

Nuk mund të barazohet besimi, i cili ka ndodhur me të dëgjuar me be­­si­min, i cili ka ndodhur duke e ndier me shqisa, si dhe besimi me laj­më­­ri­min e një njeriu dallon nga ai me lajmërimin e dy nje­rë­zve, e kështu me ra­dhë.

Për këtë edhe Ibrahimi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thë­në: “O Zot më trego se si i ngjall të vdekurit. Tha (All-llahu): A nuk je duke besuar? Tha: Po, si jo, por dua ta di që të më qe­të­so­het zemra.” (el-Bekare 260).

Imani shtohet varësisht prej bindjes dhe qetësisë së zemrës. Kë­­­të nje­­riu e ndjen në veten e tij, ashtu që kur është në ndonjë vend ku ka kë­shi­lla dhe ku përmendet Xhenneti e Zjarri, në këtë rast i shtohet imani aq, saqë i du­ket se është duke e parë Xhen­ne­tin dhe Zjarrin, e kur është në të kotë dhe ësh­të larg këtyre ven­de­ve, atëherë i dobësohet bindja dhe i pa­kësohet ima­ni.

Po ashtu imani shtohet nga ana e shqiptimit. Dihet se ai që e për­­­mend All-llahun dhjetë herë nuk është sikurse ai që e përmend një­­qind herë, d.m.th., tek i dyti imani është shumë më i shtuar.

Po ashtu edhe imani i atij që i praktikon adhurimet në mënyrë të plotë është më i madh sesa imani i atij që i praktikon adhurimet me mangësi.

Si dhe nga ana e veprimit, kur një njeri bën ndonjë vepër me gjym­­tyrë më shumë se dikush tjetër, padyshim se e ka edhe imanin më të shtuar sesa tjetri.

Për shtimin dhe pakësimin e imanit kanë ardhur argumente në Kur’an dhe Sunnet. All-llahu, azze ue xhel-le, thotë: “Dhe Ne s’ke­mi vënë tjetër veçse melekë si roje të Zjarrit dhe ne e kemi sje­llë num­rin e tyre të përcaktuar (19) vetëm si sprovë për mos­be­sim­­ta­rët, me qëllim që ithtarët e Librave të parë të arrijnë te një bin­d­je dhe që besimtarët të shtojnë besimin…” (el-Muddeththir, 31); po ash­tu ka thënë: “Dhe sa herë zbret ndonjë sure, disa prej ty­re (mu­nafikëve) thonë: ‘Cilit prej jush iu shtua besimi’? Sa u për­­ket atyre që besojnë, ajo ua ka shtuar besimin dhe ata ndjejnë kënaqësi. E sa u përket atyre, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ajo ua shton dyshimin edhe më tepër dhe vdesin duke qenë mos­­be­simtarë.”  (et-Teube 124-125).

Në një hadith të vërtetë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “O gra, nuk kam parë si puna juaj, me mangësi në mend­­je dhe në fe, burrit të mençur dhe të vendosuar ia merrni mend­­jen”[1]. Pra, ima­ni shtohet dhe pakësohet.

Por cilat janë shkaqet e shtimit të imanit?

Shkaku i parë: Njohja e All-llahut, xhel-le she’nuhu, me em­rat dhe ci­lësitë e tij.

Njeriu sa herë që e njeh All-llahun, subhanehu ue teala, në­për­­mjet emrave dhe cilësive të tij, padyshim se edhe imani i shto­het.

Për këtë shkak edhe dijetarët që i dijnë emrat dhe cilësitë e All-lla­hut më mirë se të tjerët, i sheh se edhe imani i tyre është më i for­të në kë­të aspekt.

Shkaku i dytë: Meditimi në argumentet kozmologjike dhe fe­ta­re. Çdoherë kur njeriu mediton për argumentet kozmologjike d.m.th., për krijesat, i shtohet besimi. All-llahu, subhanehu ue te­a­la, ka thënë: “Në Tokë ka argumente për ata që kanë besim të pa­­lë­kundur. Bile edhe në veten tuaj ka. A nuk po e shihni?”. (edh-Dha­rijat 20-21).

Ajete për këtë çështje ka shumë, kam për qëllim ajete, të ci­lat tre­gojnë se njeriu me studimin dhe meditimin e tij për Gji­thë­sinë, arrin që ta shtojë besimin e tij.

Shkaku i tretë: Ibadetet (adhurimet) e shumta, kështu që sa he­­rë që njeriu i shton ibadetet, njëkohësisht i shtohet edhe ima­ni, qof­shin ato ibadete gojore apo përmes veprimit.

Përmendja e All-llahut e shton imanin në sasi dhe mënyrë ash­­tu siç e shton atë namazi, agjërimi dhe haxhi.

E shkaqet për pakësimin (dobësimin) e imanit, janë në të kun­­dër­tën:

Shkaku i parë: Mosdija për emrat dhe cilësitë e All-llahut, sub­ha­­nehu ue teala, e cila patjetërsisht e dobëson imanin.

Për arsye se kur dituria për cilësitë dhe emrat e All-llahut pa­kë­­so­het, pa­dyshim se edhe besimi në All-llahun pakësohet.

Shkaku i dytë: Mosmeditimi në argumentet kozmologjike dhe fe­­tare. Kjo gjë padyshim që e dobëson imanin, ose së paku e stag­non dhe nuk le­jon që të shtohet.

Shkaku i tretë: Mëkatet. Sepse mëkatet kanë ndikim të madh në ze­mër dhe në iman, për këtë edhe Resulull-llahu, sal-lall-llahu alej­hi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk është besimtar zinaxhiu (ai që bën ma­rrëdhënie in­time në mënyrë të palejuar) në momentin kur bën zina…”.[2]

Shkaku i katërt: Lënia e adhurimeve. Me të vërtetë lënia e adhu­­ri­me­ve është shkak për dobësimin e imanit.

Por, nëse ai adhurim është i detyrueshëm (vaxhib) dhe e lë atë pa ar­sye, për këtë dobësim ky njeri qortohet dhe dënohet, e në­se ai adhurim nuk është vaxhib ose është vaxhib, por e lë me ar­sye, atë­he­rë për këtë do­bë­sim ai nuk qortohet.

Për këtë edhe Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thë­në se gratë janë të mangëta në mendje dhe në fe duke e ar­sy­e­tu­ar këtë se kur gruaja është me menstruacione nuk falet dhe nuk agjë­ron, edhe pse ajo nuk qortohet për lënien e namazit dhe agjë­­ri­mit, përkundrazi ajo është e urdhëruar që të veprojë ashtu, por për shkak të lënies së këtyre ibadeteve i është thënë se është e mangët në fe.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

 

Muhamed ibën Salih el Uthejmin

[1] Transmeton Buhariu (304)

[2] Transmeton Buhariu (6772) dhe Muslimi (57)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...