Po lexoja komentet e ndjekësve teksa shprehnin ndjenjat e tyre ndaj familjeve të tyre apo banorëve në Palestinë, dhe të gjithë pyesnin veten: Si t’ju ndihmojmë, t’ua lehtësojmë dhe t’i forcojmë?! Kështu që thashë të shkruaj në këtë artikull disa ide praktike që secili prej nesh mund t’i zbatojë, për të ndjerë se ka bërë diçka për familjet dhe vëllezërit e tij në Palestinë, në vend që të fajësojë veten e tjerët për paaftësinë dhe të metat e tij.1. Leximi dhe njohja e historisë së Palestinës, në mënyrë që çështjes palestineze t’i shërbehet me njohuri, thuhet se: armiku i njeriut është injoranca.2. Donacione financiare, ushqimore, shëndetësore, materiale arsimore ose terapeutike për t’i ndihmuar ata të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre dhe të jenë të qëndrueshëm. Të gjitha këto fusha i ndihmojnë ata të arrijnë përsosmërinë, fitoren dhe fuqizimin. Ata që nuk mund t’i ndihmojnë në këtë nivel, mund të kenë më shumë se një person që mblidhen për t’i ndihmuar dhe kam dëgjuar se një grup të rinjsh që nuk kanë të ardhura të larta kanë marrë pjesë në sponsorizimin dhe edukimin e një jetimi dhe kjo është një formë bashkëpunimi në drejtësi dhe devotshmëri.3. Biseda me fëmijët për Palestinën dhe rëndësinë e saj për muslimanët dhe se ajo ishte kibleja e parë nga dy kiblet dhe vendi prej ku Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, bëri udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit, si dhe e drejta e ummetit të tij.4. Bojkotoni çdo grup që përkrah armikun e tyre, bëni kujdes të mos merreni me ta, të mos i përkrahni e të mos jeni pjesmarrës.5. Publikoni çdo informacion që merrni për Palestinën, qoftë ai informacion historik apo modern, por është e rëndësishme që të verifikoni çdo informacion përpara se ta shpërndani, në mënyrë që të kontribuojë në shpërndarjen e informacionit të saktë.6. Lutja është një nga shigjetat e Allahut që i ndihmon ata të arrijnë fitoren dhe fuqizimin. Ndoshta një lutje nga një njeri i devotshëm mund të pranohet nga Zoti i Madhëruar dhe të jetë shkak për fitore dhe qëndrueshmëri. I Dërguari ynë fisnik tha: “Vërtet, Zoti juaj i Madhërishëm është i i Turpshëm dhe më Bujari. Atij i vjen turp nga robi i Tij nëse i ngre duart (për lutje), e, ta kthejë duarbosh dhe të zhgënjyer.” [Transmetuar nga: Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe dhe kuptimi i “Kerim” (Bujar) dmth jep pa kërkuar, e ç’të themi pasi njeriu t’i lutet dhe të kërkojë?!].7. Merrni pjesë në tubime, aktivitete dhe manifestime që mbështesin Palestinën dhe të drejtën e popullit të saj për të, si dhe sqarojnë shkallën e padrejtësisë që i bëhet popullit të saj.8. Publikimi, nëse personi ka një platformë mediatike ose flet dhe ka një zë mediatik, si dhe shfrytëzimi i rrjeteve të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin për Palestinën.9. Më pëlqeu që një nga tregtarët ndau një shumë nga të ardhurat e tij të shitjeve ditore nga dyqani i tij për të mbështetur çështjen palestineze. 10. Nëse një person di gjuhë të ndryshme, do të ishte mirë të flitej për Palestinën në gjuhë të tjera përveç arabishtes, në mënyrë që njerëzit të dinë të vërtetën e çështjes.Të gjitha këto janë ide praktike që janë të lehta për t’u zbatuar në mënyrë që njëri prej nesh të mund t’i ndajë me vëllezërit tanë dhe të jetojë kuptimin e përmendur nga i Dërguari ynë fisnik, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë mbështesin njëri-tjetrin (pastaj i gêrshetoi gishtat).” [Transmetuar nga Buhariu]Ky është koncepti me të cilin duhet të jetojmë me vëllezërit dhe familjet e tyre në Palestinë ose në çdo vend ku një musliman jeton në tokë dhe ka nevojë për dikë që ta ndihmojë.Ne besojmë se çështja e Palestinës është çështje kohe dhe se Kudsi është i yni dhe do të kthehet tek ne, siç premtoi Allahu i Madhëruar në ajetin e shtatë të sures El-Isra: “Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.”Hyrja e parë në Kuds ishte gjatë sundimit të Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe së shpejti me lejen e Allahut, hyrja në xhaminë Al-Aksa do të ndodhë përsëri ashtu siç premtoi Zoti i Madhëruar._________________Përmblodhi dhe shkroi: Dr. Xhasim el-MutavaPërktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani
Si mund ta ndihmoni popullin e Palestinës ndërkohë që jeni larg tyre?!
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018.
Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.
Abonohu
Të fundit
Të ngajshmeArtikuj
Uncategorized
albislam -
Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...
Zgjodhëm për ju
albislam -
Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...
Të ndryshme
albislam -
Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....
Lutje
albislam -
URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë:
- Allahu u përgjigjet lutjeve...
Shpjegim i hadithit
albislam -
Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...
Zgjodhëm për ju
albislam -
Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...
Të ndryshme
albislam -
Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...
Të ndryshme (Akide)
albislam -
Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...
Zgjodhëm për ju
albislam -
Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...
Zgjodhëm për ju
albislam -
Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...
Lutje
albislam -
Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...