7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Si ta edukoj fëmijën tim?

Përgjigjet: Dr. Nasir ibn Sulejman el Umeri

Pytje: Ju përgëzoj për këtë faqe, çdoherë duke shpresuar që të bëhet një podium (platformë) në thirrje, dije, njohje dhe t’i bëjë dobi Islamit dhe muslimanëve kudo që gjenden ata.

Sigurisht se jeni të njohur për dredhitë e dashakëqijve dhe strukturat e tyre për ta rrënuar Islamin si dhe për atë që ofrojnë për ta lajthitur rininë muslimane në aspektin doktrinar, moral etj.

Pytja ime, i nderuar hoxhë:
Si ka mundësi ta edukoj fëmijën tim që t’i shmanget së ndaluarës (haramit), edhe nëse ka mundësi ta bëjë atë, kam për qëllim: si ka mundësi ta edukoj fëmijën tim që t’i shmanget haramit me të gjitha format e tij, edhe nëse ka mundësi ta veprojë atë… e të kem besim të plotë se do t’i shmanget së ndaluarës përgjatë gjithë jetës, e përmes kësaj rruge t’ia hap atij rrugët e jetës, bie fjala, nëse i ofroj atij një video, dëshiroj nga ai që t’i ikë së ndaluarës, edhe nëse ka mundësi ta bëjë. Nëse ia ofroj internetin, dëshiroj që t’u largohet faqeve të shthurura dhe të prishura, e kudo që gjendet dhe ka kanale kabllovike ta përzgjedhë atë që i përshtatet moralit dhe fesë së tij të shtrenjtë.
Si ta arrijë këtë qëllim fisnik? Nga dëshira që aspiroj për fëmijën tim është që të bëhet i devotshëm, i virtytshëm, përmirësues, sakrifikues në rrugën e Allahut.
Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigjja:
Lavdet janë për Allahun, Zotin e botëve. Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (sal-lallahu alejhi ue selem!) familjen dhe gjithë shokët e tij…

Më pas:
Allahun e Madhërishëm e lus që t’i bekojë fëmijët e tu, të gjejnë prehje sytë e tu, nga devotshmëria e tyre. Ndër gjërat më të rëndësishme që të ndihmojnë për përmirësimin e fëmijëve janë këto:
1. Devotshmëria ndaj Allahut në fshehtësi dhe sheshazi.
2. Gruaja e sinqertë, e cila të ndihmon për ta arritur këtë qëllim.
3. Shtëpia e ngritur mbi devotshmëri, e pastër nga ndalesat, e në veçanti nga instrumentet muzikore.
4. Shoqëria e mirë, e cila i ndihmon fëmijët e tu të shmangen nga rruga e keqe.
5. Përzgjedhja e shkollave (kopshteve) të përshtatshme, për ta dërguar fëmijën tënd në to, mëngjes e mbrëmje.
6. Ngrënia e pasurisë së lejuar (hallall) dhe largimi nga të ndaluarat.
7. Angazhimi i fëmijës në gjërat që i bëjnë dobi, si dhe kujdesi për të nga shoqëria e keqe dhe lirshmëria (koha e lirë).
8. Shoqërimi me fëmijën tënd dhe lidhshmëria e madhe me të dhe ndjesia e tij se ti je i njohur për gjendjen e tij, si dhe inkurajimi në gjërat që i bëjnë dobi.
9. T’i dhurosh nga pasura jote, aq sa ka nevojë, pa e tepruar e pa ia lënë mangët.
10. Përmirësimi i gabimeve të tij me urtësi, durim, dashamirësi, vendosmëri dhe butësi.
11. Duaja dhe istigfari i shumtë (kërkim falje Allahut): Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga ngratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” [Kurani: 25:74]

Allahu të dhëntë sukses dhe e përmirësoftë shtëpinë dhe familjen tënde!
Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (alejhi salatu ue selam) familjen dhe shokët e tij.

Përktheu:
Bekim Kokollari

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...