Njeriun gjithnjë e ka preokupuar pyetja si të arrijë shpëtimin nga telashe të ndryshme. Për këtë qëllim, të diturit, kanë dhënë përgjigje të llojllojshme përkitazi me llojin e rrezikut që kanoset. Shpëtimi nuk lidhet vetëm me jetën e kësaj bote. Për besimtarin, përveç shpëtimit në këtë botë, shumë i rëndësishëm është edhe shpëtimi në botën tjetër.
Atëherë, nëse një musliman pyet: si të arrijmë shpëtimin? I themi: kjo pyetje i është parashtruar edhe të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Ndërsa përgjigjja e tij ishte: “Freno gjuhën, le të të nxë shtëpi jote dhe qaj për mëkatet tua” (Ahmedi në Musned)
I Dërguari i Allahut përmendi tre shkaqe të shpëtimit:
1. Frenimi i gjuhës. Kush arrin të kontrollojë gjuhën e tij mund të themi se ka plotësuar një kusht shumë të rëndësishëm për të qenë i lumtur dhe si rrjedhojë i shpëtuar. Gjuha shkakton shumë dhembje po qe se nuk frenohet ashtu siç mund të shkaktojë kënaqësi nëse flet gjëra të bukura. Allahu i madhëruar na urdhëron “njerëzve t’ju thoni fjalë të mira” (Bekare: 83)
2. “Le të të nxë shëpia jote” është porosia e dytë profetike për të arritur shpëtimin. Gjej hapsirën tënde në shtëpinë tënde. Qëndro aty për të adhuruar Allahun. Në shtëpi izolo veten nga sprovat e ndryshme. Kënaqu me atë që ke në shtëpinë tënde prej familjes, frunizimit dhe strehës. Për çështjet e fesë, çdoherë shikoje atë që është më i mirë se ti ndërsa për çështjet e dynjasë shiko atë që është më keq se ti sepse kjo të ndihmon të mos përbuzësh begatitë e Allahut.
3. “Qaj për mëkatet tua” d.m.th. merru me veten tënde. Mos përcill të tjerët çka bëjnë e çka flasin. Mos e ngarko veten me brenga të huaja, por merru me gabimet tua, përmirësohu sepse secili njeri ka aq të meta sa që nuk ka kohë për t’u marrë me të tjerët. Në këtë mënyrë do përfitosh dy gjëra: do të mënajnosh sadopak ndonjë dobësi nga vetvetja dhe nuk do kesh kohë dhe hapësirë për përgojim, përqeshje dhe fyerje të të tjerëve.
Agim Bekiri