SI T’UA MBJELLIM AKIDEN E VËRTETË FËMIJËVE TANË ?!

SI T’UA MBJELLIM AKIDEN E VËRTETË FËMIJËVE TANË ?!

0 780

Mësoi ata që ta njohin dhe ta duan All-llahun shumë.

Tregoju qëllimin e krijimit se pse All-llahu na krijoi, pse jetojmë.

Mësoi ata se çka don të thotë Teuhidi dhe cilat janë llojet e tij.

Mësoi se cilat janë kushtet e Imanit dhe të Islamit.

Mbjellni në zemrat e tyre besimin në kadanë dhe kaderin, se All-llahu ka caktuar çdo gjë para se të na krijojë.

Të ua tërhekësh vërejtjen që kur janë në vetmi të mos i bëjnë mëkat All-llahut, sepse All-llahu i sheh kudo që janë.

Tregoju atyre për jetën e Muhammedit alehji selam që të ua bësh  të dashur atë, dhe këshilloi të pasojnë atë.

Mos e tepro duke i frikësuar me zjarrin dhe me dënimin, por këshilloi duke ua treguar shprëblimin e veprave të mira.

Bën ibadet dhe dhikër në shtëpi sa më shumë dhe sillu mirë me familjarët që të jeshë shembull i mirë për ata.

Lute All-llahun për udhëzimin e fëmijëve tu sepse udhëzimi është në dorë të All-llahut!

Allahu i udhëzoftë fëmijët tanë dhe të gjithë muslimanëve. Amin.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 599