SINQERITETI

SINQERITETI

0 1802

Allahu,- xhele ueala!,- thotë: ” Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në te, dhe atyre nuk do t’u mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar. (Sure el Hudë: 15-16).

Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve (nijeteve). Secili prej jush do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur për qëllim. Kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë shpërngulja e tij do të jetë (ashtu siç ka bërë dhe realizuar qëllimin) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, kush shpërngulet me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do të jetë për atë (për shkakun e shpërnguljes që ka bërë).” (Shënuan: Buhariu- 1 dhe Muslimi- 1907).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid, e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t’i kujtohen begatit që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bërë me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove ( dhe ra shehid)  të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar dijen dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hir Teje. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarë (i diturë) si dhe lexove Kur’anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti do të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë tët thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Komentim i përgjithshëm:

Nijeti është baza ose shtylla e çdo vepre. Veprat e njeriut pranohen ose refuzohen në saje të nijetit të vepruesit. Ai i cili punon veprat me të vetmin nijet (qëllim) për hir të Allahut, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu në botën tjetër si dhe vepra e tij është në përputhje me sunetin e Muhamedit,- alejhi selam, atëherë kjo vepër pranohet prej tij(vepruesit). Por, kush bën nijet të veprojë vepër jo për hir të Allahut, ose nijeti i tij është i përzier me syefaqësi e nuk është nijeti i çiltër vetëm për Allahun, atëherë vepra e tillë është e refuzuar e papranuar dhe në dëm të vepruesit të saj.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Nuk ka dyshim se prej kushteve të pranimit të veprave është ihlasi, që veprat të bëhen vetëm për hir të Allahut.
  2. Mësojmë se rëndësia e ihlasit është shumë e madhe, saqë pa ihlas veprat nuk pranohen, refuzohen dhe dëmtojnë vepruesin e saj.
  3. Për t’u pranuar veprat nuk mjafton vetëm pamja e jashtme e veprës.
  4. Obligohemi ta përmirësojmë dhe korrigjojmë nijetin në çdo vepër, e për këtë gjë duhet të përpiqemi vazhdimisht.

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM