باب الإخلاص وإحضار النية
عن عمر بن الخطَّاب – رضي الله عنه – قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: “إِنَّمَا الأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا، أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا، فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ.”
- Transmetohet nga OmeribënHattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, duke thënë:
“Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shpërblehet në sajë të nijetit të tij. Ai që ka bërë hixhret (emigrim) për shkak kësaj bote, ta fitojë atë, ose për shkak të ndonjë gruaje, të martohet me të, hixhreti i tij vlerësohet sipas qëllimit që ka patur.”[1]
Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ﴾
“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[2]Poashtu thotë:
﴿لَن يَنَالَ اللهَ لُحُومُهَا وَلاَ دِمَاؤُهَا وَلَكِن يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنكُمْ﴾
“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbanëve), por te Ai arrin bindja e juaj.”[3]
Imam Neveviu thotë: nijeti është qëllimi që shpreh vendosmërinë e zemrës.[4]
Hadithi i sipërpërmendur na bënë të ditur se nuk ka vepra të sakta pa nijet. Në Librin e Allahut është aluduar një gjë e tillë. Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ﴾
“Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht.” (Ahzab – 5), dhe fjala e Allahut i madhëruar “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja e juaj.”[5]
IbënAbbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për kuptimin e këtij ajeti thotë: “…mirëpo tek Ai arrin nijetet e juaja”[6]
Të gjithë myslimanët pohojnë vendin e lartë që zë ky hadith, dobitë e shumta që nxirren nga ai dhe vërtetësinë e tij. Imam Shafiu dhe dijetarë të tjerë thonë: Ky hadith paraqet një të tretën e Islamit. Është argument për shtatëdhjetë kapituj të Fikhut.
Disa të tjerë thonë: ky hadith paraqet një të katërtën e Islamit. AbdurahmanibënMehdij thotë: secili që mendon të shkruaj ndonjë libër duhet që të përmendë këtë hadithnë fillim të librit për t’ia tërhequr vërejtën kërkuesit të diturisë që të përmirësoj nijetin e tij.[7]
Nijeti është një nga elementet kryesore të moralit ngaqë çdo lëvizje apo mos lëvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjëra: pa dije, vullnet dhe veprim.
Veprat ndahen në tre grupe:
1 – vepra të mira (ta-at): Vërtetësia e këtyre veprave dhe shumëfishimi i tyre është e lidhur ngushtë me nijetin.
2 – vepra që nuk qortohen e as lavdërohen (mubahat): Po ashtu këto vepra janë të lidhura ngushtë me nijetin, ato mund të bëhen vepra të mira apo të këqija, varësisht prej nijetit. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:
“Ati për ndokënd mund të jetë shpërblim, për ndokënd tjetër nevojë kurse për të tretin mëkat.”[8]
3 – vepra të këqija (elmeasi): Këto vepra nuk ndërrojnë përmbajtjen e tyre për shkak nijetit. Nuk lejohet që ndonjë injorant të kuptojë nga hadithi “Veprat vlerësohen sipas nijetit” se punët e këqija (mëkatet) shndërrohen në punë të mira sipas nijetit, sikur ai që përgojon ndonjërin duke respektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen një të varfër nga pasuria e huaj.
Kategoritë e nijetit janë:
1 – Hatri apo pëshpërima në vete: këtë njeriu nuk mund ta largojë nga vetvetja e tij. Allahu i madhëruar me mëshirën dhe bujarinë e tij ia falë këtij umeti gjërat që u bien ndërmend apo pëshpërimën e shpirtit nëse ato nuk zënë vend tek ai, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:
“Allahu ia fali umetit tim atë që u pëshpërimë shpirtrat nëse ata nuk e shprehin apo veprojnë.”[9]
2 – Synimi për të vepruar: Në këtë fazë nëse njeriu synon të bëjë një vepër të mirë, ai shpërblehet edhe nëse nuk e vepron, e nëse e vepron shpërblehet me dhjetë të mira ose më tepër. Sa i përket veprave të këqija, aty gjejmë dallim. Ai i cili synon të bëjë një të keqe mirëpo nuk e bën, atij nuk i regjistrohet asnjë mëkat, e nëse e braktisë synimin e tij për hir të Allahut, ka një shpërblim. Nëse e vepron atë të keqe, i regjistrohet një mëkat. Tërë kjo është rezultat i mëshirës së Allahut ndaj robërve të tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:
“Allahu thotë: Kur robi im synon të bëjë një të keqe, mos e regjistroni deri sa ta veprojë. Kur ta veprojë regjistroni aq sa ka bërë. Nëse e braktisë për hir Timin, regjistroni për të një të mirë. Kur robi Im synon të bëjë një të mirë mirëpo nuk e vepron, regjistroni për të një të mirë, e nëse e vepron, regjistroni për të dhjetë të mira deri në shtatëqind.”[10]
3 – Vendosmëria dhe këmbëngulja për të vepruar: Në këtë fazë – Allahu e di më së miri – shpërblehet njeriu vetëm nëse paraqiten para tij pengesa jashtë dëshirës dhe fuqisë së tij dhe nuk kursen aspak mundin e tij për të vepruar atë të mirë. Pejgmaberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një rast duke udhëtuar për në Tebuk tha:
“Vërtetë, disa njerëz që kanë mbetur pas nesh në Medine, nuk kemi kaluar kodër as luginë, e të mos jenë me ne. Ata i ka frenuar arsyeja.” Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Na kanë shoqëruar në shpërblim”[11]
Lusim Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit fisnik që ta na i pastrojë nijetet tona, t’i kemi vetëm për hir të Tij dhe punët tona të përkojnë me ligjin e Tij të drejtë.
“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij
Përktheu: AgimBekiri
[1] Buhariu dhe Muslimi
[2]Bejjine – 5
[3]Haxh – 37
[4]Fet-hulBari 1/13
[5]Haxh – 37
[6]BustanulArifin 23
[7]Sahihul Muslim – sherhenneveveij, 13/53
[8]Buhariu
[9]Buhariu
[10]Transmeton Buhariu
[11]Transmeton Buhariu