SULMI KUNDËR HOXHALLARËVE DHE NXITJA E URREJTJES

SULMI KUNDËR HOXHALLARËVE DHE NXITJA E URREJTJES

0 2467

Gazetat e përditshme ne Kosovë ditëve të fundit janë të mbushura me shkrime lidhur me gjendjen politike në vend, me bisedimet për lidhjen e koalicionit qeveritar te cilat informata për shkak te mungesës se profesionalizmit kanë qenë aq kontradiktore sa që në ueb faqet e disa të përditshmeve shkrimet e tyre lidhur me këto zhvillime demantoheshin shpesh në çdo 10 minuta.

Pastaj faqet e këtyre gazetave janë të mbushura me informacione nga rajoni sidomos me ato që lidhen me fatin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe me zhvillimet e bujshme në arenën ndërkombëtare.

Ndonëse këto informacione dhe shumë të tjera mjaftojnë për tu mbushur faqet e gazetave, disa të përditshme përfshirë kanë vendosur që pothuajse çdo ditë të publikojnë nga një shkrim kundër personalitetit të hoxhës se nderuar dr. Shefqet Krasniqi. Kjo jo vetëm për të shtuar tirazhin e gazetës, siç është bërë praktikë në shumë mediume dhe nga shumë gazetarë që akuzojnë Islamin dhe muslimanët për tu bërë të famshëm dhe për të përfituar materialisht. Mirëpo shkrimet e fundit të publikuara në gazetën ”koha ditore” dhe të postuara në portalin “koha” me ose pa qëllim po e tejkalojnë qëllimin e përfitimit material dhe shikueshmërisë në vend, sepse pasojat e këtyre shkrimeve janë me ndikim shumë negativ për atë të cilën po e përmendim pareshtur dhe të cilës po deklarohemi të gjithë që i kontribuojmë TOLERANCES FETARE.

Ironia e gjithë kësaj është se në shkrimin e fundit të “kohës ditore” të publikuar me datën 19.02.2011  që mbanë titullin “Imami Krasniqi, dëshmi për rritje të urrejtjes fetare në Kosovë”, ndërsa është vetë “koha”  që me shkrime të tilla të pa argumentuara dhe duke u shërbyer me shpifje ndaj personaliteteve muslimane në Kosovë po jep kontribut të pamohueshëm në kultivimin dhe zhvillimin e urrejtjes fetare, për ta vërtetuar këtë mjafton të lexohen komentet e shkruara lidhur me këtë shkrim dhe të ngjashëm në portalin “koha”.

Se deri ku te dërgon vendosmëria për të realizuar një mision të caktuar në këtë rast kultivimi i urrejtjes fetare tregon fakti se në “koha ditore” dhe në portalin “ koha” publikohen shkrime  të cilat nuk pajtojnë me etikën gazetareske dhe nuk mbajnë erë profesionalizmi. Në shkrimin e cituar te publikuar në “koha ditore” flitet për tolerancën fetare, për atë gjënë e çmuar me të cilën krenohen shqiptarët (së paku në deklarata) ndërsa ekzistencën e të kundërtës së saj, urrejtjen fetare “koha ditore” e argumenton me siç shkruan në artikull: Shërbime “të analizës” në dy organizata të rëndësishme perëndimore në raportet e tyre përmendin “rritjen e rrezikut nga ekstremizmi fetar” në Kosovë. E para është turp të flitet për një gjë kaq të madhe dhe që dëmton imazhin e Kosovës sidomos në këtë fazë duke u bazuar në “analizën” e dy organizatave të rëndësishme perëndimore. Kush janë këto organizata? dhe sa është i bazuar ky dyshim i paraqitur në këtë analize. Por çështja nuk mbaron këtu dhe as qëllimi im nuk është që të demantoj rezultatet e këtyre analizave që nuk kanë autorësi dhe që “koha ditore” i ka keqpërdorur në dëm te Kosovës dhe në dobi të veten apo të misionit të saj përçarës dhe anti islam. Por më banalja këtu është se shkrimi që si duket është bërë copy pastenga ndonjë medium serb nuk ka të bëjë me urrejtjen fetare , ngase edhe nëse vërtetohet ekzistenca e elementeve ekstreme fetare kjo nuk do të thotë se automatikisht ndikon në krijimin e urrejtjes fetare, por kështu i ka shkuar përshtati dikujt duke e ndërlidhur ekstremizmin fetar me urrejtjen fetare që në realitet janë dy gjëra të ndara, ndërsa në këtë shkrim të “kohës ditore” e vetmja e përbashkët e këtij shkrimi me titullin që mban është se gjenden në të njëjtën faqe dhe asgjë me shumë. Në vetë brendinë e shkrimit gjendet ky paragraf:  Në këto “analiza” thuhet se Kosova, ndonëse vend me shumicë myslimane, ka një shoqëri shekullare me orientim perëndimor, ndërsa toleranca fetare në Kosovë me vite ka qenë shembull i mirë, sepse për popullatën shqiptare identiteti kombëtar ka qenë më i rëndësishëm sesa ai fetar.

Nëse këto analiza kanë dhëne një përfundim të tillë atëherë çfarë është qëllimi i atij shkrimi apo kanë dashur që lexuesit ta lexojnë vetëm titullin qëllimkeq dhe urrejtje-nxitës . Dhe jo për çudi në fund të këtij shkrimi të shkurtër të bazuar në ca analiza të panjohura të bërë nga njerëz të panjohur, dhe që nuk kanë lidhje fare me urrejtjen fetare, “koha ditore” duke tentuar që t’i jep sadopak lidhshmëri temës së ndjeshme të urrejtjes fetare që mban titulli, dhe shkrimit të bazuar në këto analiza fut në këtë mes emrin e dr. Shefqet Krasniqit dhe foton e tij,  që në portalin “koha” mund të gjesh shkrime të shumta për (kundër) personalitetit të dr. Shefqet Krasniqit, dhe këtu është cekur për të njëmijtën herë deklarata e tij lidhur me Gonxhe Bojaxhiun.

Nga tërë kjo mund të arrijmë në një përfundim të logjikshëm se me këtë shkrim të “kohës ditore” dhe me shumë shkrime tjera të ngjashme edhe në disa gazeta tjera qëllimi nuk është informimi objektiv  i qytetareve të Kosovës, në të tilla raste shkelen me të dyja këmbët parimet profesionale të gazetarisë, mbase vetëm për siç u cek më lartë për përfitim material, edhe pse ekziston dyshimi i bazuar për një luftë mediatike kundër Islamit që po e zhvillojnë disa mediume në vendin tonë. Por për pasojat që shkakton ky shtrembërim i informacioneve me burime anonime dhe me shtesa të bëra sipas qejfeve dëmi është i njëjtë si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin dhe ai është rrezikimi i tolerancës fetare nga disa medie ne Kosovë duke pasqyruar një’’realitet’’ të shtrembër.

Publikimi i pare: 21/Shkurt/2011

Burimi: albislam.com