Synetet e namazit, janë;
1. Leximi i Besmeles(Bismilahit) pas Istiadhes(Eudhu bilahi mine shejtan nirraxhim) në fillim të çdo reqati, ndërsa mustehab(e pëlqyeshme) të lexohet(thuhet) ndërmjet sures el Fatiha(elhamdulilahit) dhe sures(pra, pas leximit të elhamit, pëlqehet të thuhet Bismilahi, e pastaj leximi sures).
Krejt kjo, duaja hyrëse-subhanekeAllahume,Eudhubilahi dhe Bismilahi lexohen në vete, qoftë nga imami, xhemati apo ai që falet vetëm.
بسم الله الرحمن الرحيم
2. Leximi i Eudhubilahit(istiadhes) pas leximit të subhnakeAllahume(duas hyrëse në namaz, duaja falënderimit të Allahut), ngase kjo radhitjes ka qenë praktikë e resulullahut, salallahu alejhi ve selem).
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم
3. Leximi(thënia) e duasë hyrëse pas tekbirit fillestarë, leximi i subhanekes(falënderimit të Allahut);
سبحانك اللهم وبحمدك وتبارك اسمك وتعالى جدك ولا إله غيرك
Subhaneke Allahume ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke.
4. Mashkulli ta vendosë dorën e djathtë mbi të majtën nën kërthizë, duke mbajtur me gishtin e madh dhe atë të vogël nyjën e dorës së majtë, ndërsa gishtat e tjerë të dorës së djathtë të vendosen mbi dorën e majtë.
Femra i vendos duart nën gjoks dhe jo si mashkulli, porse do ta vendosë shuplakën mbi shuplakë, ngase kjo është më e pëlqyeshme për të.
5. Njëkohësia e tekbirit fillestar i falësit pas imamit në xhemat me tekbirin e imamit dhe kjo njëkohësi është kushtëzuar me njohjen e situatës nga imami, në mënyrë që falësi pas imamit(xhemati) të mos e kalojë në thënien e tekbirit.
Nëse ndodh kjo(thënia para imamit nga ana e xhematit), namazi i atij që falet pas imamit nuk është i saktë.
6. Ngritja e duarve para tekbirit fillestar, në nivel të veshëve për meshkujt, kurse në nivel të gjoksit për femrat, ngase kjo është më e pëlqyeshme për to, me kthim të shuplakave drejt Kibles dhe lënien e gishtave të duarve në gjendjen e tyre të zakonshme, as të hapur shumë e as të mbledhur shumë.
7. Thënia e tekbirit nga ana imamit me zë pak më të lartë(në mënyrë që të dëgjohet nga xhemati), thënia semiallahu limen hamideh dhe selamit aq zëshëm sa është e nevojshme ta dëgjojnë xhemati.
Nëse do thoshte tekbirin imami me zë shumë më të lartë se sa është nevoja, si do të bënte mekruh(gjë të urrejtur, jo të pëlqyer).
Tekbiri thuhet me qëllim madhërim Allahut, për dhikër e përmendje Allahut, e jo me qëllim të melodizimit apo nixtje të lakmisë e lavdisë te njerëzit.
Për atë që e transmeton tekbirin gjatë tollovisë ose kallabllakut të madh, vlejnë dispozitat e njëjta si për imamin.
Ai që falet pas imamit dhe që falet vetëm duhet ta thotë tekbirin me aq zë sa ta dëgjojë vetveten.
8. Shqiptimi(thënia) i shprehjes(fjalës),- Amin,- me zë të ulët ose në vete pas leximit të sures Fatiha(elhamit).
9. Imami në namazin e sabahut të lexojë më gjatë në rekatin e parë, e disa janë mendimit që është mustehab(e pëlqyer) të veproj në të gjitha namazet farez, rekatin e parë të lexojë më gjatë, e rekatet tjera më pak se rekatin e parë.
10. Thënia e tekbirit(Allahu ekber) pa i quar duart me rastin e shkuarjes në ruku.
11. Mbajtja e gjunjëve me duar gjatë kohës së qëndrimit në ruku, zgjerimi i gishtave, drejtimi i këmbëve, shtrirja e shpinës dhe drejtimi i kokës në drejtim me pjesën e pasme si dhe mosngritja e kokës e as lëshimi i saj.
Është mekruh(e urrejtur) që falësi ti lakojë këmbët më gjunjë, në formë të gjysmë rrethit, siç bëjnë disa njerëz të paditur.
Të gjitha këto dispozita kanë lidhje me meshkujt, ngase femra nuk i hap gishtat e duarëve në ruku, as nuk i kap gjunjët me duar gjatë rukusë, por i mbledh gishtat dhe duart vetëm i vendos mbi gjunjë, i thyen pakëz gjunjët dhe nuk i largon krahët nga trupi.
Ajo tkurret, ngase kjo më pak i bie në sy njerëzve gjatë faljes, sidomos faljes në vend të hapur, publik apo ku ka meshkuj.
12. Tesbihu në ruku, të thënurit tre herë, subhane rabijel adhim.
13. Tesbihu në sexhde, të thënurit tre herë, subhane rabijel A’la.
Nëse namazfalësi i thotë më shumë se tre herë në ruku dhe sexhde është më mirë, por duhet të jetë me numër tek(3,5,7).
Imami duhet ta zgjasë thënien e tesbihut në ruku dhe sexhde, në mënyrë që njerëzit të mos i largojë nga xhemati.
14. Të thënurit, semi Allahu limen hamideh, me rastin e ngritjes nga rukuja, e thotë imami(xhemati nuk ka nevojë me thënë) dhe ai që falet vetëm, ndërsa ata që falen pas imamit nuk e thojnë fjalën, semi Allahu limen hamideh.
15. Të thënurit Rabena ve lekel hamd ose Allahume Rabena ve lekel hamd, pas fjalës semi Allahu limen hamideh.
16. Thënia e tekbirit pa i ngritur duar, Allahu Ekber dhe thënia e tekbirit pas ngritjes nga sexhdeja.
Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani
#FikhuHanefi
#Lëshimi i syneteve nuk e prish namazin, kryerja e tyre e forcon namazin, lënia e synetit në tërësi është vepër jo e mirë.
#Syneti, është ajo që i dërguari i Allahut e ka vepruar shpesh, por nuk e ka qortuar atë që këtë nuk e ka vepruar e as nuk e ka obliguar veprimin e saj.
Ai që kryen synetet do të ketë shpërblim, ndërsa ai që i lë pa arsye ka humbur shpërblimet e kryerjes së tyre.
Disa pohojnë që personi i cimi e lë synetin shpeshherë pa arsye apo e lë në tërë meriton qortim dhe rezikon devijimin.
Lëshimi i synetim në namaz është mekruh tenzihen dhe veprim jo i pëlqyer, por nëse bëhet nga harresa, nuk ka qortim.