TË DËRGUARIT ALLAHUT ISHIN NË SHËRBIM TË NJERËZVE

TË DËRGUARIT ALLAHUT ISHIN NË SHËRBIM TË NJERËZVE

0 1195

Të dërguarit e Allahut ishin në shërbim të njerëzve

 Të vraposh për t’ju bërë mirë njerëzve dhe tua largosh hallet kjo është një prej cilësive të pejgamberëve dhe të dërguarve, të cilët janë prej të parëve në këtë aspekt. Jusufi, paqja e Allahut qoftë mbi të, ishte bujar me vëllezërit e tij, kur ju dha ushqim edhe pse ata më parë i kishin bërë kurth atij.

Musai, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur kaloi pranë ujit të Medjenit i pa disa njerëz duke mbushur ujë, përpos tyre i pa edhe dy vajza të dobëta të cilave ju ndihmoi që të mbushnin ujë.

Po ashtu Musai, paqja e Allahut qoftë mbi të, ndërmjetësoi tek Zoti i Tij që vëllai i tij Haruni të bëhet pejgamber dhe tha: “Më cakto një ndihmëtar nga familja ime.”[1]

Ibn Kethiri në tefsirin e tij gjatë komentit të këtij ajeti thotë: “Disa prej selefit kanë thënë: Nuk ka dikush që mund të jetë më shumë krenarë se Musai për Harunin, i cili ndërmjetësoi për të, derisa Allahu e bëri pejgamber dhe të dërguar për të shkuar te Faraoni, për këtë arsye Allahu thotë për Musain: “Ai te Allahu ishte me famë.”[2],[3]

Hatixheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, duke e cilësuar profetin tonë Muhammedin, thotë: “Ti i mban lidhjet farefisnore, e mbron të dobëtin, i jep të nevojshmit, e nderon mysafirin, i ndihmon atij që është në të drejtë.”

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur dikush kërkonte diçka prej tij, nuk e kthente atë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Çdoherë kur nga i Dërguari i Allahut kërkohej diçka ai nuk thoshte kurrë jo.”[4] Dunjaja është shumë e vogël për tu kthyer nevojtari i saj.

Në këtë rrugë të fortë i gjen sahabët dhe njerëzit e mirë:

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kujdesej për vejushat dhe ju dërgonte atyre ujë.

Ebu Vaili jua kryente nevojat e plakave të lagjes dhe grave të veja gjithashtu.

Kurse të njëjtën e thonë edhe për Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, i cili vazhdimisht ka qenë në ndihmë të muslimanëve të cilët kanë qenë nevojtarë.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Taha: 29.

[2] Ahzab: 69.

[3] Tefsir ibn Kethir: 3/389.

[4] Mutefekun-alejhi.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 596