Lufta e Dytë Botërore filloi më 1 shtator 1939 në mes Gjermanisë dhe koalicionit anglo-francez. Pas përfundimit të saj, dolën dy superfuqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.
Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania filloi bombardimin e Polonisë. Gjatë LDB numrin më të madh të viktimave e patën BRSS-ja me 13 milionë njerëz të angazhuar në Luftë dhe 7 milionë civilë; Kina me 3 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë; Gjermania me 3.5 milionë ushtarë dhe 3.8 milionë civilë; Japonia me 1.7 milionë dhe 380.000 qytetarë; Jugosllavia me 300.000 dhe 1.3 milionë civilë të vrarë, Rumania me 200.000 ushtarë dhe 465.000 civilë; Franca me 250.000 dhe 360.000 civilë; Perandoria Britanike dhe Komonuelthi me 452.000 dhe 60.000 civilë; Italia me 330.000 dhe 80.000; Hungaria me 120.000 dhe 280.000 dhe Çekosllovakia me 10.000 ushtarë dhe 330.000 civilë të vrarë e të tjerë.
Gjatë LDB Gjermania naziste zhvilloi një agresion mbi çifutët, i cili u quajt me emrin “holokaust”, gjatë të cilit u vranë afër 6 milionë çifutë.
SHBA-ja gjatë Luftës së Dytë Botërore shpenzoi 341 miliardë dollarë amerikanë, pastaj Gjermania 272 miliardë dollarë amerikanë. BRSS-ja 192 miliardë; Britania 120 miliardë, Italia 92 miliardë ndërkaq Japonia 56 miliardë dollarë amerikanë.
Lufta u bë në 61 shtete të ndryshme të botës dhe në të morën pjesë 1.7 miliardë njerëz ose afërsisht ¾ e popullsisë së atëhershme të botës. 110 milionë njerëz qenë mobilizuar për shërbime ushtarake, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre përbëheshin vetëm nga tri vende: BRSS-ja (22-30 milionë), Gjermania (17 milionë), dhe SHBA-ja (16 milionë)./Marrë nga një Enciklopedi Botërore
Sa dollarë amerikanë shpenzuan këto shtete gjatë LDB? Edhe sa para tjera janë shpenzuar në luftëra tjera që kanë qenë para LDB dhe pas LDB, deri sot dhe sa do shpenzohen deri në fundin e kësaj bote!
Në përgjithësi, shekulli që kaloi, la pas vete 87 milionë viktima, pa i përmendur të plagosurit dhe të hendikepuarit.
Shifra marramendëse!
Sa dëmet janë shkaktuar, sa jetimat dhe të vejat kanë mbetur, sa gjaku është derdhur, sa dhuna, tortura, gjenocide, masakra dhe spastrime etnike janë bërë nga ”njeriu” kundër njeriut, sa konflikte janë zhvilluar me pasoja marramendëse, saqë:
“Çdo i katërti në botë është i traumatizuar sipas ËHO, Organizatës Botërore të Shëndetësisë.”
Pasoja të paparashikuara!
Vetëm e vetëm për t’i përmbushur interesat nacionale sepse ndjenjat nacionale të ngritura tej kufirit qojnë drejt konflikteve dhe më në fund deri në fate tragjike.
Në botë ka pasuri, ka para, ka me hangër e me pi, por ndarja dhe shpenzimi i tyre shumë herë është vend e pa vend.
Imagjinoni; qindra miliardë dollarë vetëm e vetëm për t’i përmbushur interesat nacionale në përpjekje për të vë kontroll në sa më shumë shtete të ndryshme, veçanërisht në Europë dhe Botën e Tretë (Azi e Afrikë).
Pastaj sot mediat na i raportojnë kërcënimet e Koresë ndaj SHBA-ve për një luftë të re të mundshme.
Kush ia ka pa “hajrin”, faktikisht sherrin, nacionalizmit, e bashkë me të edhe racizmit e fashizmit, e izmave tjera?
Albert Einstein-i, filozofi gjerman, i cili njëherit u konsiderua si njeriu më inteligjent në kohën e tij, kishte qëndrime interesante; në njërën anë kontribuoi në zbulimin e bombës atomike, në anën tjetër supozonte se Lufta e Katërt Botërore (pasi që për të tretën nuk e dinte) do të jetë me gurë e shkopinj!
Vallë, pse të gjitha këto?
S’janë kthyer në parimin e Islamit që na mëson se vrasja e një njeriu është e barabartë me vrasjen masive të mbarë njerëzve dhe anasjelltas; shpëtimi i një njeriu është i barabartë me shpëtimin masiv të mbarë njerëzve. (Kur’an: 5:32)
Dhe ja fati tragjik i tyre!
Zgjidhja për një të ardhme me fat jotragjik është kthimi në parimet islame të cilat na ftojnë në paqe, zgjidhje tjetër nuk ka.
O paqe o zgjidhje tjetër s’ka!
Autor: Labinot Kunushevci