Në bisedën e bekuar mes Musait, alejhi selam, dhe Zotit të gjithësisë vjen udhëzimi hyjnor se si të arrihet ngadhënjimi: “Me argumentet Tona, ju të dy dhe ata që do t’ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.” (El Kasas, 35)
Është mesazh hyjnor për Muasin dhe Harunin, alejhima selam, se ata do të janë ngadhënjimtarë me provat dhe argumentet që i kanë.
Ibën Xheuziu në komentin e ajetit në fjalë thotë: Do të mbroheni shkaku i argumenteve dhe mrekullive me të cilat ju dërgoi Zoti i gjithësisë.
Komenti tjetër i ajetit është: Me argumentet dhe provat që i keni ju dhe ata që ju pasojnë do të janë ngadhënjimtarë.
Allahu, pwr shkak tw provave dhe mrekullive me të cilat u dërguat do t’ju jep pushtet dhe dëmi i armiqve nuk do t’ju arrijë. (Zadul Mesir, 5/48)
Ky ajet është një këshillë e fuqishme për thirrësit se aty ku është delili (prova) afër është edhe ndihma e Allahut dhe ngadhënjimi. Nëse kërkuesit e së vërtetës dhe thirrësit në të, e kuptojnë këtë fakt, haku (e vërteta) do të shfaqet në veprat e tyre i zbukuruar me stolinë e shpalljes hyjnore.
Është pikëlluese të shohësh thirrës që veten e kanë larguar nga delili dhe nuk e kanë ndriçuar rrugën e tyre me dritën e shpalljes.
Kështu shfaqet dobësia e tyre në ndjekjen e Kuranit dhe Sunetit, ose momenti i ka hutuar dhe i kanë harruar burimet e tyre. Sidoqoftë është një realitet me të cilin nuk duhet të krenohemi.
Le ta dinë thirrësit në çdo kohë dhe vend se thirrja pa provat e Kuranit dhe Sunetit nuk ka as fuqi e as stabilitet. Kundërthëniet dhe ndërrimi i shpeshtë i qëndrimeve është cilësi dalluese e atyre që mjaftohen me mendimet dhe idetë e njerëzve dhe e anashkalojnë dritën e udhëzimit të Allahut.
Sulltan El Umeri
Përktheu: Talha Kurtishi
Burimi: albislam.com