TERGIBI DHE TERHIBI OSE INKURAJIMI DHE FRIKËSIMI

TERGIBI DHE TERHIBI OSE INKURAJIMI DHE FRIKËSIMI

0 480

“49. Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!” (Sureja Hixhër)

Të gjitha tekstet fetare mund të klasifikohen në: frikësuese dhe inkurajuese.
Nëse duam të jetojmë të balancuar, kemi nevojë për të dyjat si për frikësimin ashtu edhe për inkurajimin. Kur gabojmë duhet të frikësohemi nga dënimi i mundshëm i Allahut, mirëpo kur pendohemi apo bëjmë ndonjë vepër të mirë duhet të inkurajohemi dhe të shpresojmë shpërblimin e Allahut.
Në sferën e thirrjes islame, në rrethana të caktuara mund të përdoret njëra metodë nëse vlerësohet si më e dobishme. Mirëpo, të zgjidhet si metodologji konstante është devijim siç patën devijuar sekte të caktuara në të kaluarën. Fjala është për ‘havarixhët’ të cilët ndërtuan qëndrime duke u bazuar vetëm në tekste frikësuese dhe ‘murxhinjtë’ të cilët ndërtuan qëndrime vetëm mbi tekste inkurajuese duke anashkaluar kështu, secila palë, çdo ajet apo hadith që nuk përkonte me vizionin e tyre të sajuar.
Ehli Suneti përfaqëson mesin e artë, jo vetëm në këtë çështje por në të gjitha dhe për këtë ka shumë shembuj.
Vetë fakti që ekziston xheneti dhe xhehnemi flet për domosdoshmërinë e pranisë së frikës dhe shpresës te besimtari. Këtë rregull e zbatojmë sa herë që një tekst mund të na rrisë shpresën në dëm të frikës dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë sigurojmë të ecurit drejtë, pa anuar djathtas apo majtas, njëjtë sikur dy krahët e shpendit që i mundësojnë atij të mbajë vijën e duhur.

31/05/2020
Hoxhë Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592