22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

TEUHIDI DHE MORALI

Thirrja e Islamit, thirrja e besimit të pastër monoteist është thirrje për moral të lartë. Sa shumë shpresoja që kjo temë do të përpunohet në ndonjë shkrim apo studim. Nga realiteti i hidhur shohim se si disa thirrës që e theksojnë rëndësinë e teuhidit nuk i japin rëndësinë e duhur moralit dhe sjelljes së mire. Janë të bindur se mënyra e tyre është ideale, mënyrë e cila nuk duhet të kontestohet e as të korrigjohet ngase nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë.

Të tillët duhet të përkujtohen me disa realitete që si duket po i harrojnë apo nuk dëshirojnë ti përkujtojnë:

-Harrojnë biografinë e Resulullahut, (sal-lallahu alejhi ve selem), i mëshirshmi, bujari dhe i buti në sjelljen e tij me gjitha shtresat e shoqërisë, me besimtarët, me mosbesimtarët, me hipokritët etj.

-Harrojnë ajetin: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” (En Nahl, 125) dhe hadithin: “Çdo gjë me butësi zbukurohet dhe nëse ajo hiqet shëmtohet” (Muslim).

-E harrojnë caktimin e Allahut dhe faktin se gjthë njerëzit asnjëherë nuk do të bëhen me mendësi identike. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.” (Jusuf, 3) Për këtë shkak kemi shumë ajete që flasin për durim në rast të gjendjes të tillë të mospajtimit. Ai që e kupton këtë gjendje dhe realitet dhe që i jetëson këto porosi Kuranore, pajiset me durim, butësi dhe urtësi në sjelljen e tij me njerëzit.

-E harrojnë gjendjen e Resulullahut, (sal-lallahu alejhi ve selem), që nga mëshira që e kishte për njerëzimin gati e dëmtoi veten për shkak të kujdesit të tij të skajshëm që të gjithë të bëhen besimtarë.

“A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.” (El Fatir, 8)

Ky lloj i divergjencës nuk është i veçantë për atë periudhë, atë e gjejmë në çdo kohë dhe vend, prandaj thirrësi duhet të stoliset me mëshirën që e kishte Zotëriu i njerëzimit, Muhamedi i biri i Abdullahut, (sal-lallahu alejhi ve selem). Allahun e lus të na mbroje nga idhujtaria (shirku) dhe të na stolise me moralin më të mire.

Shkëndi:

Çdoherë kur e lexoj ajetin: “(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim, 35), me le në habi fakti se si ky Pejgamber kaq i dalluar, që ka pa aq shumë mrekulli dhe shenja të madhërisë së Zotit frikohet nga adhurimi i idhujve. Prandaj ti arsyetojmë ata që na thirrin në besim të pastërt, që mundohen të na mbrojnë nga shirku, dhe të mos e arsyetojmë refuzimin tone me ashpërsinë e tyre. Frika e tyre nga shirku dhe idhujtari është shumë reale siç ka qenë edhe frika e Ibrahimit, alejhi selam.

“Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” (El En‘âm, 90)

Dr. Musaid Al Tajjar

Përktheu: Talha Kurtishi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...