7.8 C
Skopje
E diel, 19 Prill, 2026

NJHURI KURANORE – 34

1. Ceke dallimin mes Err Rrahman dhe err Rrahim?

– Err Rrahman (Mëshiruesi), është për qëllim mëshira e Tij për të gjitha krijesat. Err Rrahim (Mëshirëbërësi), është për qëllim mëshira e Tij e gjerë për besimtarët(dmth kufizohet vetëm për ata që besojnë dhe e adhurojnë vetëm Allahun).

2. Fjala e Allahut; “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” Ceke suren dhe ajetin?

– Në suren el A’raf, ajeti nr.18.

3. Është cekur fjala fukara(të varfër) në Kuran në tre vende?

– Në suren el Bekare, ajeti nr. 271; “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. Allahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.”

Në suren Fatir, ajeti nr. 15; “O ju njerëz, ju keni nevojë Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.”

Dhe në suren Muhamed, ajeti nr. 38; “Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e Allahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, Allahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.”

4. Një fjalë është përmendur një fjalë e njejtë 8 herë në një ajet të vetëm?

– Fjala shtëpitë (bujut – بيوت )në suren en Nurë në ajetin nr.61 është përmendur tetë herë; “Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndëshme. Kështu Allahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.”

5. Cila sure gjendet në mes sures el A’raf dhe et Teube?

– Sureja el Enfal.

6. Cili është ajeti ku është përsësitur një fjalë tre herë dhe cila është ajo fjalë?

– Në suren Junus ajeti, 35, fjala; يهدي (ta drejtojë-udhëzoj); “Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën edrejtë? Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në të vërtetën.. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? ç’është me ju? Si gjykoni?”

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...