27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

TRE ATRIBUTE NGA MORALI I MIRË

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk pakohet pasuria nga sadakaja, kujt Allahu ia shton faljen vetëm se do t’ia shtojë krenarinë, dhe kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, vetëm se Allahu do ta lartësojë.”[1]

KOMENTI:

Këto janë tri atribute të moralit të mirë, të cilat i përmendi i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, çdo njëra shpërblehet, është e bukur dhe në të ka mirësi.

(Nuk pakohet pasuria nga sadakaja) sepse sadakaja edhe nëse pakohet në realitet, pos që ajo rritet në kuptimim abstrakt, i shton bereqet, zhvillim, pastrim, bile shtohet edhe në aspektin real, që Allahu t’i jep fitim të mirë dhe zhvillim  dhe shumëfishimtë pasurisë.

Sadakaja (lëmosha) ka shumë vlera, sepse disa njerëz janë dorështrënguar dhe mendon se sadakaja pakon pasurinë e thotë: Nëse unë i jap këtij e atij, më harxhohet pasuria ime, e nuk e di se sadakaja sjell vetëm se mirësi, ngase Allahu e shpërblen dhe i jep të mira dhe e mbron pasurinë e tij nga sëmundjet shkatërruese, e mbron me sadaka, i jep bereqet, qoftë të jetë sadaka e obligueshme sikur zeqati, apo e preferuar si sadakaja ndaj nevojtarëve e në punë të hajrit. Për këtë kanë zbritur shumë ajete dhe janë shënuar shumë hadithe që nxisin në dhënien e sadakasë, e përçmojnë kopracinë, sepse sadakaja është dobi e përgjithshme, përfitojnë nevojtarët, zhvillon projektet humanitare, ndihmon njerëzit në jetën e tyre, pra, në të ka shumë mirësi, Allahu thotë: “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t’i ndihmojë.” Sureja Bekare, 270.

(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.” Sureja Bekare, 273.

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.” Sureja Sebe’, 39.

Ndërsa kopracia është e kundërta, është ajo e cila pakëson pasurinë, e largon bereqetin, dhe sjell sëmundje, që nëse njeriu bëhet koprac në zeqat Allahu do të sjell në pasurinë e tij humbje dhe shkatërrim.

(Kujt Allahu ia shton faljen, vetem se Allahu do t’ia shtojë krenarinë), sado që njeriu fal një zullum që i është bërë, për aq Allahu do e bëjë krenar, aktakuza dhe kërkimi i së drejtës është i lejuar, Allahu thotë: “dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.” Sureja Shura, 39. Mirëpo, falja është më e mirë, Allahu thotë: “Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.” Sureja Shura, 40. Allahu e merr përsipër të të shpërblejë, andaj për aq sa njeriu fal një padrejtësi që i është bërë Allahu do t’i shtojë krenarinë dhe do e ngritë në pozitë më të lartë. Disa njerëz mendojnë se nëse nuk hakmirret dhe nuk e merr hakun e vet, është nënçmim për të, e që realiteti është ndryshe, që nëse ai fal Allahu për atë falje ia shton krenarinë, tek Allahu po edhe tek njerëzit.

(Kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, vetëm se Allahu do ta lartësojë), është një vlerë e madhe e modestisë, siç theksuam, dhe se modestia nuk është nënçmim, por është krenari, e ka njerëz që mendojnë se nuk mund të ngrihet ndryshe vetëm se me kryelartësi, me mburrje e që e vërteta është e kundërta, me modesti Allahu e rrit krenarinë e njeriut dhe e ngrit lartë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2588).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...