TRE LLOJET E FITOREVE DITËN E GJYKIMIT

TRE LLOJET E FITOREVE DITËN E GJYKIMIT

0 423

Tre llojet e fitoreve në ditën e kijametit
dhe dallimi në mes tyre

1. Fitore e qartë
2. Fitore e madhe dhe
3. Fitoreja dhe suksesi më madhështorë

1. Fitore e qartë është të shpëtosh prej zjarit të xhehennemit
Allahu në kuran thotë:
Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim.
Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar, dhe kjo eshtë fitore e qartë. ENAM 15/16

2. Fitore e madhe
Është të hysh në xhennet

Allahu në kuran thotë:

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj, dhe kjo është fitore e madhe.

3. Fitoreja dhe suksesi më madhështorë
Është ta fitoshë kënaqsinë e Allahut

Allahu ne kuran thotë:
Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në Xhennetin e Adnit, ndërsa kënaqësia e Allahut është shperblim më i madhë. Kjo pra është fitoreja më madhështore. TEUBE 72

Allahu na mundësoftë që ta fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe të jemi fitimtarë në këtë botë dhe ahiret.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573