22.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

Udhëzimi vije nga Allahu

Allahu thotë: “Dhe Ne i bëmë ata imamë që udhëzuan me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bëjnë vepra të mira”. Enbija, 73.

Le të mos mendojë njeriu se është vetë ai që ka shtyrë veten të bëjë vepra të mira, por përkundrazi… Dije ti o njeri, se Allahu ty të do, ndaj mos e neglizho këtë dashuri, e më pas Ai të të harrojë.

Këtë e ka thënë Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë. Kur i lexova këto fjalë të tija, Allahu e mëshiroftë, m’u kujtua fjala e Gjithëmëshirshmit: “Dhe Ne i bëmë ata imamë që udhëzuan me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bëjnë vepra të mira”.

Dhe kjo fjalë iu drejtua profetëve si; Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit, paqja e Allahut qoftë mbi ta. Një nga treguesit e dashurisë së Zotit të Madhëruar për robin është se Ai ia lehtëson një ibadet në mënyrë që mëkatet e tij të shlyhen dhe të ngrihet në grada. Ky ajet, e këto fjalë janë thënë për profetët e pagabueshëm, kështu që nëse e shihni veten se udhëzoheni drejt veprave të mira, qoftë namazi i natës, agjërimi vullnetar, bamirësia e fshehtë, nderimi i prindërve apo kërkimi i diturisë, falënderoni Allahun.

Llogarit arritjen e shpërblimit te Allahu dhe llogaritni të arritni pozitën e njejtë me profetët. Siç tha dikush: Nëse dëshironi të dini pozitën tuaj te Allahu, shikoni se ku ju ka vendosur Ai.

– A jeni prej njerëzve që falin namazin e natës? Apo je një nga njerëzit që vetëm kalon natën kot?

-Jeni nga ata që kërkojnë dije apo jeni prej atyre humbin kohë me punë të kota?

– A jeni prej atyre që i zgjodhi Allahu, për të cilët ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Kujt Allahu ia dëshiron të mirën, do t’i japë të kuptuarit e fesë”?

-A jeni nga njerëzit që i veprojnë nafilet (veprat vullnetare)? Apo nuk i përmbahesh as edhe farzeve (detyrimeve)?

– A të zgjodhi Zoti që të recitosh vargjet e Tij çdo ditë?

Apo bën pjesë tek ata që përmenden në ajetin Kuranor: “Dhe i Dërguari tha: “O Zot, vërtet Populli im e shpërfilli Kuranin”. Kështu që ky e braktis meditimin e recitimin e Kuranit dhe veprimin sipas tij.

Llogarite veten, e mos prano, dhe mos të jesh i kënaqur, nëse nuk ke një pozitë te Zoti. Përpiquni fort në adhurimin tuaj, lutuni dhe kërkoni falje, punoni në këtë botë për ahiretin, keni në kujtesë Zotin kur jeni në vetmi, zgjateni sexhden dhe shfaqni brengat e kërkesat para Krijuesit tënd dhe lute Atë që të të mbrojë në këtë kohë nga fitnet. Sa njerëz të famshëm në tokë janë të panjohur në qiell dhe sa njerëz të panjohur në tokë janë të famshëm në qiell.

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...