Vëllezër të nderuar!
Biseda jonë në këtë ditë të bukur e të mbarë ka të bëjë me universalitetin e adhurimit në Islam. Meqenëse adhurimi, të dashur miq, nuk kufizohet vetëm në faljen e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e Ramazanit dhe haxhin në Qabe, sepse mejdani i adhurimit zgjerohet duke përfshirë të gjitha aspektet e jetës, prandaj kushtoni vëmendje.
Përkufizimi i adhurimit:
Vëllezër besimtarë, të cilët thirreni në dashuri ndaj profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të: Koncepti i adhurimit në Islam është se: Adhurimi (ibadeti) është një emër gjithëpërfshirës për gjithçka që Zoti i madhëruar e do dhe është i kënaqur, qoftë me fjalët dhe veprat, të jashtme dhe të brendshme. Ngëerthen në vete nënshtrimin dhe dashurinë më të madhe; dhe ky kuptim gjithëpërfshirës i adhurimit në Islam është përmbajtja e thirrjes së të Dërguarve, paqja qoftë mbi të gjithë, dhe është një nga parimet bazë prej parimeve të shpalljeve të tyre gjatë historisë. Çdo i dërguar ka urdhëruar popullin e tij për adhuri: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!.” (El-Enbija: 25)
Adhurimi është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij:
Të dashur, adhurimi në Islam është një obligim i njerëzve dhe një e drejtë ndaj Zotit të madhëruar; Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Unë po e shoqëroja të dërguarin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të hipur mbi një gomar që quhej Ufejr, dhe ai tha: “O Muadh! A e dini të drejtën e Allahut ndaj robërve të Tij dhe cila është e drejta e robërve të Tij ndaj Allahut?” I thashë: Zoti dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! Ai tha: “E drejta e Zotit është ta adhurosh dhe të mos i bësh shok Atij, dhe e drejta e robërve Zotit: të mos ndëshkohen ata që nuk i bëjnë shok Atij”, thashë: O i Dërguari i Allahut: a t’i përgëzoj njerëzit? ka thënë: “Mos i përgëzo ata, ngaqë mund të i mbështeten kësaj.”[1]
Universaliteti i adhurimit:
Vëllezër të Islamit, kur flasim për kuptimin gjithëpërfshirës të adhurimit, fokusohemi në disa fusha, duke përfshirë:
Fusha e parë: marrëdhënia ndërmjet Zotit të Plotfuqishëm dhe robit të Tij:
Vëllezër në Islam, Allahu i madhëruar na ka urdhëruar që të kryejmë shumë ibadete, më e madhja prej pesë shtyllave që Zoti i Madhëruar na e ka obliguar: Të pohojmë se vetëm Atij, subhanehu, i takon zotërimi dhe hyjnia. Kështu që Ai është i Cili krijoi krijessat që Atë ta njësojnë me ibadet dhe bindje, për këtë ky urdhër përsëritet shpesh në ajete Kuranore:
“Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” Nisa, 36
“O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” Haxh, 77
“Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni!.” Nexhm, 62
Dhe ta nderojnë të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke ndjekur sunetin e tij në ofrmë adhurimi ndal Allahut.
“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët “!.” Ali Imran, 32
“O ju që besuat, respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur’anin).” Enfal, 20
“O ju besimtarë, respektojeni Allahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja! .” Muhamed, 33
Po edhe falja e namazit që është shtylla e dytë është një prej ibadeteve më të privilegjuara që të afrojnë tek Allahu, njashtu dhënia e zekatit, për këtë shohim që Allahu çdoherë i përmend së bashku adhurimet trupore e shpirtërore dhe ato materiale “Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen.” Bekare, 43
“Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek Allahu.” Bekare, 110
“S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre.” Bekare, 277
E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin dhe haxhin, ekzistojnë edhe adhurime të zemrës, si dashuria, urrejtja, frika, shpresa, dëshira dhe droja.
Realiteti i adhurimit është dorëzimi i zemrës dhe i gjymtyrëve ndaj Zotit të shtyer nga dashuria dhe nënshtrimi ndaj Tij dhe nga frika nga dënimi i Tij, Ai është i pashoq dhe vetëm Ai është meritor të adhurohet.
Fusha e dytë është marrëdhënia mes njerëzve:
Islami nuk është vetëm mihrab, por është fe dhe jetë, duhet ditur se marrëdhënia me vëllain tënd musliman është adhurim prej adhurimeve më madhështore kur të jetë e sinqertë për Zotin e madhëruar.
Çdo urdhër fetar qoftë ai urdhër prej riteve fetare ose prej gjendjeve tjera të njerëzve, nëse me to kërkohet fytyra e Allahut konsiderohet adhurim, pa marë parasysh se ligjvënësi i ka cakton atij një shpërblim të caktuar ose i vjen urdhri fare pa një shpërblim të specifikuar, dhe kjo është nga mëshira dhe begatia e Zotit, pra një shembull i një vepre e cila shpërblehet, nëse është për hir të Allahut- është hadithi që e transmeton Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: i dërguari i Allahut, (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “për çdo nyje të njeriut duhet dhënë sadaka; çdo ditë që lind dielli të gjykosh me drejtësi mes dy njerëzve është sadaka, të ndihmosh njeriun të hipë mbi kafshën e tij ose t’i ngrejë gjërat e tij mbi të është sadaka, fjala e mirë është sadaka dhe për çdo hap për në namaz është sadaka, edhe largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”[2]
Pra, hadithi përfshinte disa rregulla të mirësjelljes dhe ligjvënësi bëri që kryerja e tyre të konsiderohet adhurim për të cilin muslimani do të shpërblehet nëse do të ketë për qëllim që ta kryen atë vetëm për hir të Zotit të madhëruar, dhe sjelljet e mira konsiderohen gjithashtu adhurim. Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë, edhe nëse e takon vëllanë tënd me një fytyrë të gëzuar.”[3]
Prej adhurimit është të duash për vëllain tënd musliman atë që do për veten tënde: Nga Enes ibën Maliku transmetohet se ka thënë: i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Askush nga ju nuk beson derisa të dojë për vëllanë e vet ose për fqinjin e tij atë që do për veten e tij.”[4]
Nga Bera ibën Azib, transmetohet të ketë thënë: e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), duke thënë: “Lidhja më e vyer e imanit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut”.
Fusha e tretë: rregullimi i ambientit jetësor dhe angazhimi për të kërkuar furnizim është njashtu adhurim:
Nuk ka dyshim se adhurimi i Zotit është baza dhe themeli, siç thotë i Madhërishmi: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat, 56
Adhurimi i përmendur në ajetin Kuranor është se njeriu duhet patjetër të vepron dhe të prodhon, në kuptimin që puna e mirëfilltë është rrugë që të shpie drejt lumturisë qoftë për individin qoftë për shoqërinë, rreth kësaj flet fjala e Allahut: “Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” Haxh, 41
“Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit.” Kasas, 77
“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” Xhumu’ah, 10
I dërguari i Allahur (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë për rregullimin e mjedisit në këtë botë, siç është: Enesi ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: nëse është duke ndodhur Kijameti dhe në dorën e ndokujt prej jush është një fidan, nëse ka mundësi që të mos ngritet deri sa ta mbjellë atë le ta mbjellë.”[5]
Në këtë hadith ekziston një ekzagjerim në nxitjen e mbjelljes së pemëve dhe gërmimit të lumenjve, në mënyrë që kjo botë të mbetet e banuar deri në fund të afatit, të caktuar dhe të njohur për Krijuesin e saj, ashtu siç ka mbjellë dikush tjetër për ty dhe ke përfituar, ndaj mbjelle për ata që vijnë pas teje për të përfituar, dhe nëse nuk ka mbetur tjetër nga dynja veç një lëng, me gjithë këtë qëllim nuk bie në kundërshtim me asketizmin.
Vëllezër islamë, këtë botë e kanë udhëhequr pejgamberët dhe njerëzit e drejtë të cilët ishin reformatorë, andaj me ta ka mbizotëruar mirësia, dhe njerëzimi është ndriçuar me urtësinë e tyre, dhe bota ka qenë e lumtur, siç ështërasti me profetin Sulejman (alejhi selam), dhe robi i drejtë Dhul-Karnejni, profeti Jusuf, (paqja qoftë mbi të), sepse ai ishte një zyrtar i madh në shtetin e mbretit të Egjiptit, dhe ai ishte që menaxhonte paratë, dhe me gjithë këtë, ata nuk e harruan Zotin dhe takimin me Atë, e dynjaja nuk i largoi nga puna për botën tjetër, por ata me sundimin dhe profetësinë e tyre ishin ndër robërit më të mirë të Zotit, që i afroheshin Atij, për ta adhuruar Atë dhe për të qenë i sjellshëm ndaj krijesave të Tij.
Përpjekja për fitimin e furnizimit është një adhurim:
Për këtë kuptim flasin shumë hadithe, mes tyre: nga Kab ibën Uxhrah (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: kaloi pranë Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) një burrë, shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e panë fizionominë, dhe aftësitë e tija, saqë ju pëlqeu, ata thanë: O i dërguar i Allahut, nëse ky do të luftonte në rrugë të Allahut? E i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) tha: në rrugë të Allahut nuk ësht ëvetëm ai që vritet? Nëse ai ka dalur për të kërkuar furnizim për fëmijët e tij të vegjël është në rrugë të Allahut, nëse del për t’ju shërbyer prindërve të tij të moshuar është në rrugë t ë Allahut, nëse del për veten etij për ta ruajtur nderin e tij është në rrugë të Allahut, e nëse del për syefaqe e për mburje atëherë është në rrugë të shejtanit. “[6]
Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shpjegoi që krenaria për të fituar furnizimin e jetesës, e për të siguruar kafshatën e tij dhe të familjes është vepër e mirë, duke u përpjekur në adhurim ndaj Zotit dhe duke fituar një shpërblim të madh siç është premtuar; si mbrojtja për të ndihmuar fenë e Zotit, si dhe shpenzimi për prindërit dhe dëshira për të arritur respektin, nderimin dhe bamirësinë ndaj tyre, si dhe për të shpenzuar për veten e tij, e të mos jetë i varur nga njerëzit, dhe të largohet nga kërkimi prej tyre dhe ta mbrojë nderin e tij, e gjithë kjo e shumëfishon shpërblimin dhe e vendos atë në radhët e muxhahidëve të cilët e mbrojnë fenë, pastaj ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) sqaroi përpjekjet e njeriu për lavdi, mburje, krenari, autoritet dhe famë, dhe kështu është puna e mendjelehtëve, injorantëve, të mashtruarve, ndjekësve të shejtanëve, kështu që ai njeri nuk ka asnjë shpërblim për këtë dhe nuk ka shpërblim për punën e tij; Sepse ai nuk e ka për qëllim shpërblimin e Allahut të Plotfuqishëm; Allahu i madhëruar ka thënë:) “Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur, E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i lavdëruar.”. Sureja Isra, 18-19.
Ky ajet flet për hipokritët ata shtireshin se janë me muslimanët dhe luftonin me ta, dhe qëllimi i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse të marrin plaçkën dhe gjëra të ngjashme (të përbuzur) të dëbuar nga mëshira e Allahut të madhëruar; (i lavdëruar) i pranueshëm Allahu i madhëruar, nga Amir ibën Sad ibën Ebi Vekas, nga babai i tij, transmetohet se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “O Sad, për çdo shpenzim që e jep me të cilën ti shpreson shpërblimin e Allahut, vetëm se do shpërblehesh për të, saqë edhe për kafshatën që e vendos në gojëne bashkëshortes tënde”.
Ebu Dheri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton dhe thotë: “Thashë: O i dërguari i Allahut, na e kaluan të pasurit, falen, agjërojnë dhe bëjnë haxh, tha: “edhe ju faleni, agjëroni dhe bëni haxh”, Unë i thashë: ata japin sadaka kurse ne nuk japim, tha: “edhe ju jepni sadaka: të largosh një asht nga rruga është sadaka, të udhëzosh dikë në rrugën e tij është sadaka, të ndihmosh një të dobët është sadaka, të sqarosh për atë që ska aftësi është sadaka, edhe kur të lozësh me bashkëshorten tënde është sadaka, “tha: O i dërguari i Allahut! A edhe shfryrja e epshit tonë shpërblehet? Tha: “Si mendon sikur ta vendosësh në një vend të ndaluar, a do të bësh mëkat?” Unë i thashë: Po. Ai tha: “Pra ju e llogaritni vetëm të keqen, por jo edhe të mirën”[7]
Ai nxiti për punimin e tokës dhe mbjelljen e pemëve për të parandaluar ndotjen, për të shpërbndarë gjelbrimin dhe gjërat e mira. Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo musliman që mbjell një fidan do të llogaritet sadaka për të, edhe për atë se farë vilet prej saj edhe për atë se farë vidhet, farë hanë edhe zogjtë e frë hanë kafshët prej asaj peme.”[8]
Vëllezër besimtarë, universaliteti i Islamit i habiti të pafetë, të mëhershmit dhe bashkëkohorët, është shumë e çuditshme për disa muslimanë që sot të besojnë se feja është e kufizuar në aspekte dhe se i mungojnë aspekte tjera; Muslimi transmeton në Sahih-un e tij hadithin e Selman el Farisijut, (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha: “Mushrikët thanë: Ky ju mëson juve do gjë edhe për mënyrën si të kryhen nevojat fiziologjike! Unë thashë: Ndërsa ju e thatë këtë, ai na ka ndaluar të drejtohemi në drejtim të Kibles, apo të ia kthejmë shpinën, ose të pastrohemi me dorën e djathtë, ose të pastrohemi me më pak se tre gurë, ose të pastrohemi me bajgë apo me eshtra.”[9]
Pra, shikoni se si politeistët – dhe në disa transmetime se ata janë çifutë – u habitën nga kjo fe e madhe dhe universaliteti i saj që përfshin gjithçka, derisa u habitën që ai u mësoi atyre se si të pastroheshin? Si të urinojnë dhe si të kryejnë nevojat fiziologjike? I urdhëron që të pastrohen me tre gurë dhe të mos kthehen në drejtim të kibles ose të ia kthejnë shpinën.
Fusha e katërt është universaliteti i adhurimit në trajtimin e jomuslimanëve:
Dhe dijeni, Zoti ju bekoftë, se trajtimi i jomuslimanëve është një akt adhurimi nga thelbi i vetë besimit islam. Duke qenë se bazohet në lidhjet më të forta të besimit, miqësimi dhe armiqësimi, sepse këto dyja janë lidhjet më të sigurta të besimit, bazuar edhe në transmetimin e ibën Abasit që ka thënë: “I dërguari i Allahut, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i tha Ebu Dherit: O Ebu Dher, cilat lidhje të besimit janë më të forta? Ai tha: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! Tha: “Lidhjet më të forta të besimit janë: miqësimi për hir të Allahut, dhe armiqësimi për Allahun, dashuria për hir të Allahut, dhe urrejtja për Allahun e madhërishëm.”[10]
Në du Sahih-et shënohet hadithi i Enesit se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: kush i gjen tre gjëra e shijon ëmbëlsinë e Islamit: ai që Allahun dhe të dërguarin e Tij e do më shumë se çdo gjë tjetër, ta do një person vetëm për hir të Allahut, dhe të urrejë të kthehet në mosbesim sikur që urren të hidhet në zjarr.”[11]
Të jesh i sjellshëm me jomuslimanët dhe të mos i sulmosh ata pa të drejtë është adhurim:
Bamirësia ndaj jomuslimanëve në shoqëritë muslimane është nga mjetet e rëndësishme në thirrjen e tyre, Islami na mëson për trajtim të mirë ndaj tyre, Allahu thotë: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” Sureja Mumtehine, 8.
Mejmun ibën Mehran, i cili tha: “Tri gjëra duhe zbatuar qoftë për të mirin qoftë për mëkatarin: lidhja farefisnore mbahet edhe me të mirin edhe me mëkatarin, amaneti qohet në vend edhe për të mirin edhe për mëkatarin, dhe besëlidhja përmbushet me të me të mirin dhe me mëkatarin.”[12]
Dhe në një transmetim, zinxhiri i transmetuesve të të cilit është gjithashtu i besueshëm, nga Mejmun ibën Mehran, me fjalën: “Ka tri gjëra, muslimani dhe jobesimtari në to janë të barabartë.” Dhe ka thënë: “Dhe kushdo që ka një lidhje farefisnore, le ti mbajë lidhjet me të, qoftë ai musliman apo jobesimtar”[13]
Fusha e pestë: universaliteti i adhurimit edhe në trajtimin e kafshëve:
Vëllezërit e Islamit: Islami është një lidhje ndërmjet njeriut dhe kafshëve: dhe se bamirësia edhe ndaj kafshëve është një nga aktet e adhurimit dhe bindjes që i afrohet njeriu Zotit të tokës dhe të qiejve dhe një rrugë për faljen e mëkateve dhe gabimeve.
Transmetohet nga Imam Buhariu në Sahih-un e tij nga Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Një njeri, ndërsa ishte duke udhëtuar e kaploi një etje e madhe. Gjeti një pus, zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli, pa një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, i cili po e lëpinte baltën nga etja. Ky njeri tha më vete: “Këtë qen e paska kapluar etja sikur që më kishte kapluar mua më parë. Atëherë, zbriti në pus, mbushi këpucën e tij me ujë, pastaj e kapi atë me gojë dhe i dha qenit të pijë. Prandaj, Allahu e falënderoi për këtë dhe e fali atë.” (Shokët e të Dërguarit) Thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe për kafshë kemi shpërblim?!” Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.”[14]
Dhembshuria me kafshët është një akt adhurimi sipas Islamit që sjell shpërblim dhe falje, dhe mizoria ndaj kafshës dhe ashpërsia ndaj saj, që mund të shkaktojë vdekjen e saj, është krim sipas Islamit, për të cilin Zoti do ta ndëshkojë me dhimbje e vuajtje në ditën e Kijametit.
Këtë e sqaroi hadithi i ibën Omerit se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “është ndëshkuar një grua për shkak të një mace, atë e prangosi derisa ngordhi. Asaj i është thënë: As nuk e ushqeve, as nuk i dhave ujë për të pirë, as nuk e dërgove të hajë nga mbeturinat e tokës.”[15]
O Zot na ndihmo që vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë dhe dhe falje të kërkojmë.
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli
[1] E shënon Buhariu (5967) dhe Muslimi (30)
[2] E shënon Buhariu (5/226) dhe Muslimi (1009)
[3] E shënon Muslimi (2626)
[4] Në librin “Xhamiu Sahihajn” (517) (1/85)
[5] Musned (3/191) numër (13004)
[6] Mu’xhem el Evsat (7/56) (6835)
[7] Musned Ahmed (35/291), Bejhakiu (82/6)
[8] E shënon Buhariu (2320) dhe Muslimi (1553)
[9] E shënon Muslimi (262)
[10] E shënon Taberani në Mu’xhem el Kebir (11/215) hadithi me numër (11537)
[11] E shënon Buhariu (21) dhe Muslimi (43)
[12] E transmeton ibën Ebi Shejbeh (32855)
[13] El Mirvezi (137)
[14] E shënon Buhariu (42)
[15] E shënon Buhariu (2/834) me numër (2236) dhe Muslimi (4/1760) me numër (2242)