Prej urtësive të tilla janë:
– Allahu u përgjigjet lutjeve të cilëve ai dëshiron T’u përgjigjet.
Ftesa e përgjithshme e Allahut: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (El-Gafir, 60)
është përkufizuar me ajetin: “Përkundrazi! Ju do të thërrisnit vetëm Atë! Nëse do të dojë, Ai do t’ju shpëtojë nga ajo për të cilën e thërrisnit dhe ju do t’i harronit idhujt që ia shoqëronit Atij (në adhurim).” (El-En’am, 41).
Përgjegjen e lutjes Allahu e kufizoi me vullnetin e Tij, Ai është Krijuesi i universit, Drejtuesi i tij dhe Ai të Cilit i takon dija absolute për gjendjen e krijesave të Tij.
– Kuptueshmëria e njerëzve është e kufizuar dhe ata ndoshta kërkojnë diçka që është e dëmshme për ta.
Allahu thotë: “…e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare, 216)
“…është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (En-Nisa, 19)
Ndoshta robi e lut Allahun që T’i jep para dhe përgigja e lutjes të vonohet shkaku i dijes dhe urtësisë së Allahut, për atë që më së shumti i bën dobi robit.
– Përgjigja mund të vonohet që ju të luteni dhe këmbëngulni në lutje, të shfaqni dhe tregoni varfërinë dhe nevojën për Zotin tuaj.
Muslimi transmeton nga Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Sa herë që lutej Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, lutej tri herë dhe sa herë që kërkonte, kërkonte tri herë.”
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë në librin e tij Sëmundja dhe ilaçi ka shkruar: “Një nga ilaçet më të dobishme është këmbëngulja në lutje.”
– Përgigjja e lutjes ndoshta vonohet që robi ta analizon vetën e tij mos ka bërë ndonjë padrejtësi ose mëkat dhe që të pendohet nga ajo që ka bërë.
– Përshpejtimi i përgjigjjes së lutjes ndoshta bëhet shkak robi të privohet nga përgigjja e lutjes që ka bërë.
Sahihu i Muslimit e shënon këtë hadith të cilin e transmeton Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Lutja e robit do të vazhdojë të pranohet përderisa ai nuk lutet për mëkat ose shkëputjen e lidhjeve familjare dhe përderisa nuk e përshpejton përgigjjen. U tha: O i Dërguari i Zotit, çfarë është padurimi? Tha: Të thotë: Jam lutur dhe jam lutur, por nuk më është përgjigjur lutja. Pastaj ai zhgënjehet dhe ndalon së luturi.”
Në një transmetim tjetër shkruan: “Secilit prej jush do t’i pranohet lutja përderisa nuk nxiton dhe thotë: Unë u luta, por nuk m’u përgjigj lutja.”
Lusim Zotin e Madhëruar që të gjithëve të na dhurojë sukses në lutjet tona dhe t’i hapë dyert e qiellit për lutjet tona.
Ramadan Salih El-Axhremi
Përktheu: Amel Kurtishi