VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

1 3602

Vajza e pyeti prindin e saj duke i thënë: Prindi im, mbulesa a është detyrim mbi gruan??

Iu përgjigj: Bija ime, disa nga njerëzit thonë se mbulesa nuk është detyrim mbi gruan!!

Vajza i tha: Atëherë, unë po mundesha të paraqes nga trupi im çka të dua!! Ta paraqes femërinë dhe bukurinë time dhe të krenohen me to para njerëzve!!

Prindi iu përgjigj: Për mua nuk ka asnjë pengesë, asnjëherë. Paraqite nga trupi yt atë që të zbukuron në dynja … dhe do të bartsh mbi supet e tua ndëshkimin e Xhehenemit në ahiret!!

A harrove, oj bija ime!! Po kush të furnizoi me begatinë e femërisë dhe të bukurisë dhe me begatitë e tjera? Ai është Allahu, i cili vetëm se Ai e meriton adhurimin. Ai të dhuroi çdo gjë nga begatitë me të cilat ti krenohesh. Ai meriton falënderim për këto dhurata e begati, edhe atë duke iu nënshtruar dhe respektuar urdhrat e Tij e jo duke i bërë gjynahe dhe mëkate haptazi dhe në vetmi.

Ai ti dhuroi begatit mirëpo ka fuqi edhe ti merr dhe të privon nga to, nëse ti nuk i frikohesh Atij dhe nuk i respekton urdhrat e Tij.

Ai e urdhëroi gruan ta mbulon trupin e saj dhe ia bëri detyrim, që ta ruan dhe mbron nderin e saj nga sytë e njerëzve dhe nga sytë e shpirtligjve.

Bija ime frikoju Allahut në vetvete, që Allahu të furnizon me atë që i frikohet Allahut në ty!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3113