- Tre pleqë muslimanë, që të tre prishin agjërimin ditën e muajit Ramazan, kështu që i pari kompenson pa shpagim, i dyti shpaguan dhe nuk kompenson e i treti as nuk kompenson e as nuk shpaguan?
PËRGJIGJJA: I pari nuk ka agjëruar për një arsye të shfaqur, i cili ka aftësi për agjërim, kështu që kompenson. I dyti nuk ka agjëruar për shkak pamundësisë që të agjërojë kështu që detyrohet të shpaguan (duke ushqyer për secilën ditë nga një të varfër). I treti është një plak i shtyer në moshë, i cili ka arritur në gjendje të humbjes së mendjes dhe kontrollit, nga ky bie detyrimi i agjërimit dhe nuk obligohet të kompensojë e të shpaguan.
- Tre persona prej muslimanëve vdesin, i pari as nuk lahet e as që i falet namazi i xhenazes. I dyti, i falet namazi i xhenazes, por nuk lahet. E i treti, lahet dhe i falet namazi i xhenazes! Kush janë këta?
PËRGJIJJA: I pari është dëshmori në luftë. I dyti është njeirut të cilit për një arsye nuk është mundësia për ta larë, si një person i cili vdes nga zjarri, nga frika se mos të ndahet trupi në pjesë pjesë. E i treti është çdo musliman përveç këtyre dy rasteve.
- Çfarë thua për një xhemat të cilët namazin e tyre kanë filluar me një Imam, ndërsa e përfundojën të njejtin namaz me tre imamë në tre xhemate, secili xhemat me imamin e vet?
PËRGJIGJJA: Këta janë një xhemat me numër të madh në një xhami, disa prej tyre falen brenda xhamisë, e disa në oborr të xhamisë, e disa të tjerë në koridor të xhamisë, që të gjithë ndjekin të vetmin Imam përmes zmadhuesve të zërit, në momentin kur ndalet zëri i imamit, ata nuk arrijnë të dëgjojnë fare prej tij. Kështu që një prej atyre që janë në oborr të xhamisë vazhdon si imam në namazin e tyre dhe e plotësojnë namazin, të tjerët që janë në koridor u prin njëri prej tyre në namaz dhe plotësojnë namazin, e ata që ishin brenda xhamisë vazhdojnë namazin me imamin e parë.
- Çfarë thua për një xhemat, që të gjithë janë vendas, nuk janë udhëtarë, e falin namazin e drekës duke e shkurtuar, nuk kanë arsyetimin e udhëtimin e as të shiut, as të frikës e as të ndonjë sëmundje?
PËRGJIGJJA: Këta janë në Arafat, gjatë Haxhit, qoftë të jenë ata banorë të Mekes, apo të tjerët, e falin namazin e drekës dhe atë të iqindisë, në kohën e drekës dhe duke shkurtuar në dy reqate secilin namaz.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e shtatë
Burimi: albislam.com