VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (13)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (13)

0 1170
  1. Një person e përshëndet tjetrin me selam, por të dytit nuk I lejohet t’ia kthejë selamin, në asnjë formë, e që të dy janë muslimanë të rritur, të shëndoshë mentalisht.

PËRGJIGJJA: Personi i dytë ka qenë në namaz, e nuk lejohet që të flet duke e përshëndetur me selam, por mjafton t’ia bëjë me shenjë me dorë apo me gisht.

  1. Një njeri i bashkangjitet xhematit në namaz, kur imami veçmë ishte në ruku, megjithatë këtë ruku që ai e ka arritur nuk i konsiderohet si rekat, kështu që pasi të përfundon namazin imami, duhet të ngrihet e të e plotëson namazin. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Ky person ka arritur rukunë e dytë të rekatit të parë në namazin e Kusufit, sepse namazi i Kusufit ka dy rekate, në çdo rekat ka dy ruku, e rukuja e parë në të dy rekatet është rukn, ndërsa rukuja e dytë nuk mirret në konsideratë për arritjen e rekatit.

  1. Një njeri ther një dele, i lejohet atij që ta shpërndjë mishin, por i ndalohet që vetë ai të ushqehet prej atij mishi. Nuk ka të bëjë me betim apo zotim.

PËRGJIGJJA: Ky person është në ihram, qoftë në haxh apo në umre, dhe ka vepruar një ndalesë prej ndalesave të ihramit, kështu që detyrohet të ther një kurban për të shpaguar veprimin e ndaluar, kështu që ky nëse e ther kurbanin nuk i lejohet të ushqehet prej tij, por ë shpërndanë atë tek të varfërit.

  1. Një njeri në namazin e sabahut ka vepruar gjashtë sexhde, dhe po të mos i vepronte të gjashtat, namazi i tij nuk do ishte saktë. Nuk ka të bëjë me sexhden e harresës (sehv)!

PËRGJIGJJA: Ky person e ka arritur imamin në rekatin e fundit të namazit të sabahut, në dy sexhdet e fundit para selamit, dhe pasi që imami të jep selam, ngritet dhe i fal dy rekatet e sabahut, në të cilat janë katër sexhde, kështu që gjithsej bëhen gjashtë sexhde.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e trembëdhjetë

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1263

0 1466