- Një person ka harruar në veprim në namaz, por këtij nuk i lejohet të vije me sexhde sehv (të harresës), dhe namazi i tij është në rregull!
PËRGJIGJJA: Nëse njeriu falet me imam, në këtë rast nuk vepron sexhdet sehv, edhe nëse ka harruar diç nga namazi. Njejtë nëse njeriu gabon në namazin e xhenazes, ai në këtë rast nuk vepron sexhde të harresës, sepse në atë namaz nuk ka sexhde e as ruku.
- Një njeri është falur në disa drejtime gjatë namazit të tij, kështu që namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë!
PËRGJIGJJA: Ky person gjatë udhëtimit, e fal namazin nafile në mjetin që udhëton, e fal në atë mënyrë dhe nuk e dëmton aspak pse ndryshon drejtimi i kibles.
- Një njeri e fal namazin e akshamit dhe atë të jacisë gjatë ditës, dhe kjo pranohet prej tij!
PËRGJIGJJA: Ky njeri banon në ato vende ku lindja e diellit është e vazhdueshme me ditë, siç është në polin verior dhe atë jugor, këto vende i falin pesë kohët e namazit duke përcaktuar kohët e namazit.
- Një njeri ka falur dy rekate, dhe në ato dy rekate katë herë ka rënë në ruku dhe katër herë në sexhde, jo me harresë por qëllimisht, namazi i tij është në rregull. Si?
PËRGJIGJJA: Ky njeriu ka qenë duke e falur namazin e Kusufit.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman, el Arifi
Pjesa e katërmbëdhjetë
Burimi: albislam.com