- Një musliman, i rritur, merr abdes në mënyrë e plotë dhe të saktë, duke përfshirë të gjitha gjymtyrët, por nuk i lejohet që të fale me këtë abdes?
PËRGJIGJJA: Kjo ndodhë për një i cili është në xhunubllëk, nëse merr abdes për të fjetur, apo për të ngrënë, siç është përmendur në sunet, këtij nuk i lejohet të falet me këtë abdes, ngase xhunubllëku mbetet, nuk largohet përveç se e larje të tërë trupit.
- Namazi në varreza është i ndaluar, por çfarë thua për një grup muslimanësh falin namaz tek varrezat, që është në pajtim me sheriatin dhe shpërblehet për të?
PËRGJIGJJA: Këta janë duke e falur namazin e xhenazes. Pasi nuk kanë qenë të aftë ta falin atë në xhami.
- E dimë që kur të hyjnë dhjetë ditët e para të muajit dhul Hixheh, dhe ndokush dëshiron të ther kurban, nuk i lejohet të shkurton flokët, apo të pren thonjët, deri sa të e ther kurbanin. Por, një person,, shkrutn flokët dhe pren thonjët qëllimisht në këto dhjetë ditët, dhe për këtë nuk ka mëkat?
PËRGJIGJJA: Ky person ka kryer umren në dhjetë ditët e para, e më pas shkurton flokët për t’u liruar nga ihrami dhe të plotëson më pas ritet e haxhit, për këtë person nuk prish punë.
- Një person filloi me një adhurim vullnetar, jo obligativ, e nëse dëshiron të ndërpren adhurimin, i themi se e ka për obligim t’a përfundojë adhurimin, edhe pse është vepër vullnetare?
PËRGJIGJJA: Ky person ka filluar të kryej haxhin apo umren, në mënyrë vullnetare, kështu që detyrohet t’i përfundojë ato dyja, pasi që të ketë filluar në ato adhurime, përdallim prej adhurimeve tjera, si, namazi, agjërimi, etj.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e njëzet e gjashtë