23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

VARRI TË THËRRET

O biri i Ademit! Ti ec me shoqëri mbi tokë, ndërsa do të hysh në barkun tim i vetëm.

O biri i Ademit! Gëzohesh dhe bën shaka mbi shpinën time, por do të qash në barkun tim.
O biri i Ademit! Po ha kamatën, të ndaluarën, pasurinë e jetimit mbi shpinën time, por do të hanë krimbat në barkun tim.
O biri i Ademit! Po shikon në të ndaluarën me sytë e tu, do të shohësh se çka të pret në barkun tim.
O biri i Ademit! Dëgjon muzikën me veshët e tu, por do të përjetosh tmerrin në vendbanimi tënd. Çka ke përgatitu për këtë ditë?
Allahu thotë: “Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”.
Çdo fillim ka mbarim, çdo forcë ka dobësinë, dhe çdo jetë ka vdekjen.
Allahu thotë: “Ti, me siguri do të vdesësh, edhe ata kanë për të vdekur”. Zumer:30
Kudo që të jeni, vdekja do tu arrijë, qoftë edhe në kulla të larta e të fortifikuara”. Nisa:78
Çdo gjallesë do të shijoje vdekjen , pastaj do të ktheheni tek Unë”. Ankebut:57
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaqesive, vdekjen”.
Nga gjerësia e vendbanimit tënd, do të hysh në varrin e ngushtë.
Vëllezër dhe motra. Varri është shtëpia e vetmisë, shtëpi e huaj, shtëpi e krimbave , ky është varri të cilin e kemi harruar, ky është varri që i ka bërë të qajnë shumë njerëz të mirë e dijetarë.
Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga terri dhe vetmia e varrit, nga shtrëngimi i varrit dhe ngushtimi i tij.
SubhanAllah! Biri i Ademit ashtu sikurse ka ardhur në këtë botë i vetëm, del nga kjo botë i vetëm, pa pasuri, familje dhe fëmijë. Nga llojllojshmëria e robërve del nga kjo botë vetëm me punë dhe qefin.
Në errësirën e varrit nuk ka as nënë, as baba, as vëlla apo shok që të shoqëron.
Vëlla dhe ti motër e nderuar! Mendo për një çast se ti je ai që lëshohesh në varr, çka do të ndryshosh nga ky moment?
Çka të dëshirosh, atëherë vepro para se të sjellin në atë gropë, derisa ende e ke shpirtin në trupin tënd, ende ke mundësi të pendohesh dhe të përmirësohesh. Dera e pendimit është e hapur, mëshira e Allahut shkon e vjen, sot arsyetimi është i pranueshëm dhe mëkati është i falur, jepi fund robërimit nga mëkatet para se një ditë të pendohesh e që do të jetë vonë dhe para se të ndahesh nga kjo botë.
Ky është fundi i njeriut, dhe ky është vendbanimi i tij i vërtetë i cili është vendbanimi i parë i botës tjetër.
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) kur qëndronte mbi varr qante derisa i lagej mjekra. I thanë atij: Përmendet xheneti dhe zjarri e nuk po qanë, ndërsa po qanë nga kjo?
Tha: “Varri është vendbanimi i parë i botës tjetër…”.
Muhamedi, alejhi selam, kërkonte mbrojtjen e Allahut nga dënimi i varrit.
O Allah! Bëji varret tona kopsht prej kopshteve të xhenetit e jo gropë prej gropave të xhehenemit. Amin.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...