32.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

VAXHIBET E NAMAZIT !

1. Leximi i sures el Fatiha(Elhamit).
2. Obligimi i leximit në dy rekatet e para të namazit Farz.
3. Leximi i sures ose disa ajeteve, krahas sures el Fatiha, në dy rekatet e para të farzit dhe në të gjitha rekatet në namazet sunete dhe nafile.
4. Leximi i Fatihas para sures apo ajeteve që lexohen pas Fatihas.
5. Mospërsëritja e Fatihas para sures(gjegjësisht leximi i saj një herë) në mënyrë që të mos shtyhet vaxhibi, e kjo është leximi i sures.
6. Të përmbajturit renditjes së sexhdes, e kjo është të bëjë sexhde tjetër në çdi rekat pas së parës, por para se të kalohet në veprim tjetër të namazit.
7. Të bërit sexhde me hundë bashkë me ballin dhe vënia e shuplakave dhe gjunjëve në tokë.
8. Kthimi nga rukuja dhe ulja në mes dy sexhdeve.
9. Qetësimi në ruku, sexhde, në qëndrim pas rukusë dhe ulje ndërmjet dy sexhdeve.
10. Thënia e selamit në fund të namazit dy herë.
11. Kryerja e çdo farzi ose vaxhibi në vendin e vet.
12. Që imami dhe ai që falet individualisht të lexojnë në vete në drekë, ikindi dhe në rekatin e tretë të akshamit, në dy rekatet e fundit të jacisë.
13. Leximi i imamit me zë në farzin e sabahut, dy rekatet e farzit të akshamit dhe jacisë, madje edhe me rastin e namazit kompenzues, në xhuma, bajrame, teravi dhe namazin e vitrit në Ramazan.
14. Tekbiret e namazit të Bajrameve, që gjithsej janë gjashtë, në çdo reqat nga tre tekbire. Çdo tekbir është vaxhib i posaçëm, krahas tyre shtohet edhe tekbiri për rënien në ruku, i cili gjithashtu është vaxhib në rekatin e dytë të namazit të Bajramit.
15. Thënia e lutjes në rekatin e tretë të namazit të vitrit para rënies në ruku.
16. Ngritja në rekatin e tretë menjëherë pas mbarimit të teshehudit.
17. Leximi i teshehudit(etehijatit) në çdo ulje.
18. Ulja e parë në kohën sa mjafton leximi i teshehudit dhe ulja që vjen pas sehvi sexhdës.

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Vaxhibi është një shkallë nën farzin, por mbi synetin, me lëshimin e tij namazi jetë mangu, por nuk prishet, dhe plotësimi bëhet me sehvi sexhde(nëse lëshohet nga harresa vaxhibi).

#lëshimi i ndonjërit prej vaxhibateve e obligon bërjen e sexhdes në fund të namazit.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...